Ish-analisti amerikan u bashkohet forcave ukrainase në luftë - NACIONALE

Ish-analisti amerikan u bashkohet forcave ukrainase në luftë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-analisti amerikan për politikë të jashtme në televizionin “MSNBC”, Malcolm Nance, u është bashkuar trupave ukrainase në luftë kundër forcave ruse.

Nance, që më parë ka shërbyer në forcat detare të Shteteve të Bashkuara, tha se ka mbaruar se foluri dhe ka udhëtuar për në Ukrainë që ta ndihmojë këtë vend që të luftojë në atë që ai e cilësoi luftë për shfarosje.

“Kam kaluar goxha kohë këtu në periudhën e paraluftës. Kur ndodhi lufta, pata miq që ishin në Donetsk, që ishin në ushtrinë ukrainase, që na shkruanin dhe na thoshin se nuk do të mbijetonin”, tha Nance.

“Sa më shumë që e pashë luftën duke vazhduar, aq më shumë mendoja: kam mbaruar së foluri, në rregull? Është koha që të ndërmerret veprim këtu”, shtoi ai.

“Kjo është luftë për ekzistencë dhe Rusia e ka sjellë atë te këta njerëz, ata (rusët) po bëjnë vrasje masive të civilëve dhe ka njerëz si unë, që janë këtu për të bërë diçka për këtë”, tha ish-analisti.

Lajme të ngjashme