Ish-zëvendëspresidenti Pence nuk do ta mbështesë Trumpin në zgjedhjet 2024
Ish-zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence, që mendohet se mund të kandidojë për president, ka thënë se "kohë të ndryshme kërkojnë lidership të ndryshëm".
Duke pasur rastin dy herë për të thënë nëse do të mbështeste ose jo Donald Trump si kandidat republikan për president në zgjedhjet 2024, ish-zëvendëspresidenti i Trump, ka refuzuar një gjë të tillë.
“Jam shumë i sigurt se do të kemi zgjedhje më të mira në vitin 2024,”- ka thënë Pence për CBS, duke shtuar se është i bindur që kushdo që të jetë nga republikanët do të fitojë.
Ai ka thënë gjithashtu se “kohë të ndryshme kërkojnë lidership të ndryshëm”.
Deri më tani, ish-presidenti Donald Trump, ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley dhe Vivek Ramaswamy, një sipërmarrëse dhe autore e bioteknologjisë, janë të vetmit kandidatë të deklaruar për nominimin republikan. Ndërkohë, pritet që edhe Ron DeSantis, guvernatori i Floridës, të kandidojë dhe mund të jetë sfiduesi i vetëm i Trump në votime. Sa i përket Pence, ai ka thënë për CBS se do të merrte vendimin nëse do të kandidojë ose jo, “këtë pranverë”.
Ngurrimi i Pence për të mbështetur Trumpin tregon një rezultat të mundshëm të cilin republikanët kanë frikë: se Trump do të ndajë partinë ose duke fituar nominimin pa mbështetjen e shumicës ose duke e humbur atë dhe duke refuzuar të mbështesë fituesin.
Deri më tani, ish-presidenti amerikan ka refuzuar të mbështesë ndonjë kandidat tjetër.

