Ish-shefi i NATO-s e godet Macron-in për diplomaci “katastrofale” e dështim ndaj Ukrainës - NACIONALE

Ish-shefi i NATO-s e godet Macron-in për diplomaci “katastrofale” e dështim ndaj Ukrainës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, tha në një intervistë të publikuar të premten se përpjekjet diplomatike të presidentit francez, Emmanuel Macron, si reagim ndaj luftës në Ukrainë, ishin dështim dhe thellësisht të dëmshme për Kievin.

“Nuk ishte sukses”, tha ish-kryeministri danez për punën e presidentit francez në një intervistë për revistën franceze, “Le Point”. Rasmussen-i ishte njëri nga diplomatët më të lartë deri në vitin 2014, kur u largua nga NATO-ja.

Komentet e tij vijnë pas kritikave, sidomos në Evropën Lindore, për atë se si presidenti francez mbajti një linjë të hapur me homologun rus, Vladimir Putin, me telefonata të drejtpërdrejta edhe pas fillimit të luftës në Ukrainë. Macron-i gjithashtu ka paralajmëruar kundër “poshtërimit” të Rusisë, shkruan agjencia “Reuters”.

“Macron-i na çuditi në fillim të krizës me, thënë së paku, deklaratën e tij unike dhe kritike që Putini nuk duhet të poshtërohet dhe se duhet t’i ofrohet një rrugëdalje. Deklarata të tilla ishin katastrofale dhe thellësisht të dëshmshme”, tha ish-zyrtari i lartë.

Zyra e presidentit francez nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment. Sidoqoftë, goditja e Rasmussen-it erdhi në kohën kur Macron-i po e rikalibron mesazhin e tij dhe po përdor një ton më të ashpër kundër Moskës.

Në një fjalim të mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti francez e përsëriti qëndrimin e tij se udhëheqësit botërorë duhet ta mbajnë dialogun me Rusinë, duke shtuar se ai do të flasë përsëri me Putinin në ditët e ardhshme për ta adresuar situatën e sigurisë në lidhje me reaktorët bërthamorë që ndodhen në zonën e luftës në Ukrainë.

Sidoqoftë, sipas vëzhguesve, fjalimi i Macron-it në OKB, në të cilin ai e akuzoi Rusinë për imperializëm modern dhe u bëri thirrje vendeve në zhvillim që të dalin kundër Moskës, shënoi një ndryshim të tonit.

Macron-i deklaroi se bisedimet e paqes mund të funksionojnë vetëm nëse “sovraniteti i Ukrainës respektohet, territori i saj çlirohet dhe siguria e saj mbrohet”.

“Rusia tani duhet të kuptojë që nuk mund ta impnojë vullnetin e saj përmes mjeteve ushtarake”, shto ai.

Rasmussen-i për presidentin francez tha: “Ai e ka dobësuar kohezionin ndërkombëtar dhe mendoj se tash është penduar për këtë e po mundohet që ta rifitojë iniciativën.”/Nacionale

Lajme të ngjashme