Ish-sekretarja e kampit nazist shpallet fajtore për bashkëpunim në 10,500 vrasje - NACIONALE

Ish-sekretarja e kampit nazist shpallet fajtore për bashkëpunim në 10,500 vrasje

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Një ish-sekretare 97-vjeçare në një kamp përqendrimi nazist është shpallur fajtore për bashkëpunim në vrasjen e më shumë se 10,500 njerëzve të burgosur atje dhe është dënuar me dy vjet me kusht.

Irmgard Furchner, e cila ka qenë në gjyq në qytetin verior gjerman të Itzehoe për më shumë se një vit, ka folur në gjykatë në fillim të muajit ku ka thënë se i vinte keq për atë që kishte ndodhur, por ajo nuk e kishte pranuar fajin e saj.

Furchner kishte punuar në kampin Stutthof midis viteve 1943 dhe 1945 si sekretare e komandantit të kampit, Paul-Werner Hoppe, në kohën kur ishte 18 dhe 19 vjeç.

Ajo është gruaja e parë civile në Gjermani që është mbajtur përgjegjëse për krimet e kryera në një kamp përqendrimi nazist.

Pas përfundimit të gjyqit të saj, gjykatësi, Dominik Gross, ka thënë se gjyqi do të ishte "një nga gjyqet e fundit kriminale në mbarë botën lidhur me krimet e epokës naziste".

Gjyqi, i zhvilluar me mbi 40 ditë seanca, në kohëzgjatje prej 2 orësh për shkak të moshës së shtyrë të së akuzuarës, ishte dëgjuar nga 30 të mbijetuar dhe të afërm të të burgosurve të Stutthof nga ShBA, Franca, Austria dhe shtetet baltike.

Lajme të ngjashme