Interesante: Inteligjenca artificiale do të përdoret edhe në mjekësi, i zgjedh organet për transplant më mirë se njeriu
Studiuesit britanikë kanë thënë se inteligjenca artificiale (AI), është në gjendje të zgjedhë organet e donatorëve për transplantim me saktësi shumë më të madhe se sa njerëzit.
Sipas The Independent, teksa kanë nisur zhvillimin e një teknologjie të re, ekspertët kanë siguruar fonde nga Instituti Kombëtar për Kërkimin e Shëndetit dhe Kujdesit (NIHR) për një projekt që do të të përdorë AI për të rritur numrin e organeve të disponueshme për transplantim.
Për momentin, janë kirurgët ata që duhet të ekzaminojnë organet e donatorëve dhe të vlerësojnë nëse mendojnë se janë mjaft cilësore për t'u përshtatur për transplantim te pacientët. Por, metoda e re e menduar, do të përdorë memorien e AI për të identifikuar dhjetëra mijëra imazhe të organeve të të donatorëve në mënyrë që të zgjedhen ato që kanë shanse më të mira për ta bërë transplantin e suksesshëm.
Është bërë e ditur se puna rreth këtij projekti është duke vazhduar, ndërsa pritet që ekspertët nga Universiteti i Oksfordit do të dalin me rezultate.
“Ne po zhvillojmë një algoritëm të thellë i cili do të trajnohet duke përdorur mijëra imazhe të organeve njerëzore për të vlerësuar imazhet e organeve të donatorëve në mënyrë më efektive sesa ajo që mund të shohë syri i njeriut,”- ka thënë profesori Hassan Ugail.
Ekipi që qëndron pas teknologjisë, së njohur si OrQA – Vlerësimi i Cilësisë së Organeve – thotë se mund të rezultojë në deri në 200 pacientë të tjerë që marrin transplante veshkash dhe 100 të tjerë që marrin transplante të mëlçisë çdo vit vetëm në Mbretërinë e Bashkuar. E duke sqaruar më në detaje, profesor Ugail ka thënë se ky zhvillim nënkupton se, kirurgu do të bëjë foto të organit të dhuruar ta ngarkojë në OrQa dhe të marrë përgjigje të menjëhershme se si të përdoret më mirë organi i dhuruar.
Është bërë e ditur se një pjesë kryesore e vlerësimit të OrQA do të jetë edhe kërkimi i dëmtimit, apo gjendjet para-ekzistuese të organit.

