Inteligjenca turke e paralajmëron Izraelin për “pasoja serioze”, nëse e shënjestron Hamasin në Turqi - NACIONALE

Inteligjenca turke e paralajmëron Izraelin për “pasoja serioze”, nëse e shënjestron Hamasin në Turqi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mediat shtetërore në Turqi raportojnë se zyrtarët turq të inteligjencës i kanë paralajmëruar homologët izraelitë për “pasoja serioze”, nëse këta bëjnë përpjekje për të vënë në shënjestër anëtarë të Hamasit në territorin turk.

Ky paralajmërim, për të cilin raportoi të hënën vonë agjencia shtetërore turke e lajmeve, “Anadolu Agancy”, erdhi pasi Ronen Bar, drejtor i agjencisë izraelite për siguri të brendshme, Shin Bet, tha në një audio-incizim se organizata e tij është e përgatitur për ta shkatërruar Hamasin “në çdo vend”, përfshirë Libanin, Turqinë dhe Katarin, përcjell gazeta“The Guardian”.

Agjencia “Associated Press”, duke e cituar agjencinë “Anadolu Agency”, përmendi zyrtarë të paidentifikuar turq të inteligjencës, të cilët thanë se “paralajmërime të nevojshme janë bërë” te zyrtarët izraelitë, të cilëve u është thënë se veprimet e tyre “do të kishin pasoja serioze”.

Kjo agjenci citoi zyrtarë të kenë thënë se Turqia kishte parandaluar “aktivitete ilegale” nga operativë të huaj në të kaluarën dhe se asnjë agjenci e huaj e inteligjencës nuk do të lejohet që të kryejë operacione në territorin turk.

Në vitin 2018, Turqia ishte vënë në qendër të vëmendjes botërore, pasi gazetari Jamal Khashoggi ishte vrarë brenda konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Lajme të ngjashme