Inteligjenca Artificiale përbën kërcënim të sigurisë kombëtare, paralajmëron monitoruesi i terrorizmit - NACIONALE

Inteligjenca Artificiale përbën kërcënim të sigurisë kombëtare, paralajmëron monitoruesi i terrorizmit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Krijuesit e inteligjencës artificiale duhet ta braktisin mendësinë e tyre të “utopisë teknologjike”, sipas një monitoruesi të terrorizmit, mes frikës se teknologjia e re mund të përdoret për të mashtruar njerëzit e lëndueshëm.

Jonathan Hall KC, roli i të cilit është të mbikëqyr përshtatshmërinë e legjislacionit të terrorizmit, tha që kërcënimi që paraqiste Inteligjenca Artificiale ndaj sigurisë kombëtare po bëhej gjithnjë e më i dukshëm dhe se teknologjia duhej të bëhej duke pasur parasysh gjithnjë terroristët.

Ai tha që zhvillimi i Inteligjencës Artificiale ishte tepër i fokusuar në aspektet pozitive të teknoligjisë duke neglizhuar shqyrtimin e asaj se si do ta përdornin terroristët prë të kryer sulmet e tyre, raporton The Guardian.

“Ata duhet të kenë në dhomë me vete një 15-vjeçar neo-nazist, për ta kuptuar se çfarë mund të bëjë.” – tha z. Hall.

Monitoruesi i pavarur qeveritar i legjislacionit të terrorizmit e pranoi se ishte gjithnjë e më i shqetësuar nga mënyra se si chatbotët e inteligjencës artificiale arrinin të bindnin njerëz të lëndueshëm për të kryer sulme terroriste.

Së fundi, edhe disa prej pionierëve të Inteligjencës Artificiale paralajmëruan se ajo mund të kërcënonte mbijetesën e racës njerëzore. Siç shkruan the Guardian, kryeministri britanik Rishi Sunak pritet që të ngris këtë çështje në udhëtimin që do të ketë të mërkuën në ShBA për ta takuar presidentin amerikan Joe Biden.

Jonathan Hall u shpreh se duhej edhe transparencë më e madhe nga firmat e teknologjisë së Inteligjencës Artificiale.

“Na duhet qartësi absolute për ta kuptuar se sa njerëz janë duke punuar në këto gjëra,” – tha ai.

Lajme të ngjashme