Instituti për Studimin e Luftës: Ukraina ka bërë përparime të vogla në zonën Donetsk – Zaporizhia - NACIONALE

Instituti për Studimin e Luftës: Ukraina ka bërë përparime të vogla në zonën Donetsk – Zaporizhia

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sipas Institutit për Studimin e Luftës, që merret me analiza të konflikteve, Ukraina është duke lëvizur përpara ngadalë në kundërsulmin e saj ndaj forcave pushtuese ruse.

Ky institut tha se trupat ukrainase kanë bërë përparime të vogla në zonën Donetsk – Zaporizhia, përderisa operacionet e kundërsulmit vazhduan në perëndim të Zaporizhias dhe afër Bakhmutit këtë javë, raporton gazeta “The Independent”.

Sipas pamjeve të gjeoetiketuara të hënën natën, trupat ukrainase shfaqen duke bërë progres në veriperëndim të Novomayorse-s, thuhet në përditësimin më të ri të të dhënave të Institutit për Studimin e Luftës.

Ndërkohë, Moska pretendoi se Ukraina e ka sulmuar fshatin rus, Kilmovo, me municion thërrmues, duke dëmtuar disa shtëpi. Guvernatori Alexander Bogomaz tha se nuk kishte pasoja në njerëz. Ukraina nuk ka treguar nëse qëndron prapa këtij sulmi.

Përdorimi i municionit thërrmues është kundërthënës dhe ndalohet në më shumë se 100 shtete. Nëse disa bomba të tilla nuk shpërthejnë menjëherë, ato paraqesin rrezik për kohë të gjatë.

Në zhvillime të tjera, Ukraina tha se ka rrëzuar 29 nga 31 dronët e hedhur nga forcat ruse dhe një raketë me vetëdrejtim në rajonet Mykolaiv dhe Dnipropetrovks.

Lajme të ngjashme