Instituti i Luftës publikoi një analizë, rusët kanë një plan mizor për civilët në fabrikën e çelikut - NACIONALE

Instituti i Luftës publikoi një analizë, rusët kanë një plan mizor për civilët në fabrikën e çelikut

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Rusia planifikon t'i "lërë pa bukë dhe të vdesin nga uria veteranët dhe civilët e mbetur në fabrikën e hekurit Azovstal në Mariupol dhe nuk ka gjasa të lejojë civilët e kapur të largohen", shkroi Instituti për Studimin e Luftës në analizën e tij të fundit të konfliktit.

Granatimet e objektit, ku besohet se janë strehuar qindra civilë me luftëtarët e fundit ukrainas të mbetur në qytet, tashmë është një shënjestër e Rusisë në ditët e fundit, dhe mendohet se kjo është streha e fundit dhe mandoje mendohet se Rusia ka refuzuar kërkesat për të krijuar korridore humanitare që do të lejonin civilët të largoheshin.

Kërcënim për Moldavinë

Duke iu referuar komenteve të komandantit të rangut të lartë rus se vendosja e kontrollit mbi Ukrainën jugore do t'i jepte asaj akses në rajonin e shkëputur moldav të Transnistria, dhe instituti shkruan se ai nuk "e kuptoi këtë si një deklaratë të qëllimit për të kryer një ofensivë të madhe kundër Moldavisë".

"Një ofensivë kundër Moldavisë ndoshta do të formulohej rreth sigurimit të një korridori tokësor për Moldavinë, i ngjashëm me korridorin tokësor rus për Krimenë. Edhe nëse forcat ruse do të kërkonin të vazhdonin operacionet sulmuese në shkallë të gjerë kundër Mykolaiv dhe më tej drejt Odesës, ato nuk kanë gjasa të kenë aftësinë për ta bërë këtë”, shkruan Instituti. /Nacionale/

Lajme të ngjashme