I zbukuruar për festat e fundvitit dhe plot gjallëri, shikoni si dukej Mariupol një vit më parë - NACIONALE

I zbukuruar për festat e fundvitit dhe plot gjallëri, shikoni si dukej Mariupol një vit më parë

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, publikoi një video të qytetit jugor të Ukrainës, Mariupol, të realizuar një vit më parë, kur qyteti u dekorua përpara festimit të Vitit të Ri.

Disa muaj më vonë filloi pushtimi rus i Ukrainës dhe Mariupol ishte një nga qytetet që vuajti më shumë nga agresioni rus.

Qyteti, ku jetonin qindra mijëra njerëz, u shkatërrua plotësisht dhe mbrojtësit i rezistuan sulmeve brutale ruse nga uzina e çelikut Azovstal për muaj të tërë. Qyteti ra pas pothuajse tre muajsh rrethimi dhe aktualisht është nën pushtimin rus.

Në video shikoni se si dukej Mariupol para pushtimit rus, pra pas sulmeve brutale ruse. /Nacionale/

Lajme të ngjashme