I rrëzohet aeroplani në Turqi: Vdes komandanti i Ushtrisë së Libisë, Muhammad Ali Ahmad al-Haddad - NACIONALE

I rrëzohet aeroplani në Turqi: Vdes komandanti i Ushtrisë së Libisë, Muhammad Ali Ahmad al-Haddad

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Një aeroplan privat, në të cilin ndodheshin komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë së Libisë dhe katër persona të tjerë, u rrëzua pasi ishte ngritur në qiell nga kryeqyteti turk, Ankara, të martën, duke i lënë të vdekur të gjithë personat që ndodheshin në të.

Komandanti i Ushtrisë së Libisë po e vizitonte Ankaranë për bisedime të nivelit të lartë në fushën e mbrojtjes me qëllim të forcimit të bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve dhe për t’i adresuar çështjet rajonale, thanë zyrtarët turq, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Kryeministri i Libisë, Abdul-Hamid Dbeibah, e konfirmoi vdekjen e Gjeneralit Muhammad Ali Ahmad al-Haddad dhe të tjerëve, duke thënë në një deklaratë se “aksidenti tragjik” ndodhi kur delegacioni libian “po kthehej nga një udhëtim zyrtar në Ankara”.

Ai e quajti këtë rast “humbje të madhe” për Libinë. Zyrtarët në Libi thanë se kontakti me aeroplanin u humb rreth gjysmë ore pas fillimit të fluturimit për shkak të një defekti teknik.

Një portal i njohur në Kosovë ka raportuar në mënyrë të pasaktë se ka vdekur komandanti i Ushtrisë së Libanit, gjë që nuk është e vërtetë.

Pak gjeografi

Libani është shtet që shtrihet në Azinë Perëndimore, në pjesën veriore të Izraelit, ndërsa Libia është shtet që shtrihet në Afrikën Veriore, mes Algjerisë në perëndim e Egjiptit në lindje.

Lajme të ngjashme