I riu rrëmben aeroplanin e vogël në Misisipi, kërcënon të rrëzohet në Walmart - NACIONALE

I riu rrëmben aeroplanin e vogël në Misisipi, kërcënon të rrëzohet në Walmart

4 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Siç raportojnë mediat lokale amerikane, përfshirë Fox, një djalë 29-vjeçar rrëmbeu një aeroplan të vogël dhe po rrotullohet mbi Walmart në qytetin Tupelo, Misisipi, duke kërcënuar të përplaset në qendrën tregtare Walmart.

Një avion i vogël për nëntë pasagjerë

Sipas mediave lokale, bëhet fjalë për një avion Beechcraft King Air 90, me dy motorë, i cili mund të strehojë nëntë pasagjerë.

Aeroplani dyshohet se është rrëmbyer nga një punonjës i aeroportit

Piloti që rrëmbeu avionin dyshohet se është punonjës i aeroportit në Tupelo.

Avion në veri të Tupelos

Policia ka njoftuar se avioni ndodhet në një zonë në veri të Tupelos dhe thotë se autoritetet lokale, shtetërore dhe federale vazhdojnë të monitorojnë këtë situatë të rrezikshme.

Tupelo është vendlindja e Elvis Presley, ndodhet në lindje të Misisipit. /Nacionale/

Lajme të ngjashme