Guvernatori rus: Ukrainasit bombarduan Belgorodin, një person u vra - NACIONALE

Guvernatori rus: Ukrainasit bombarduan Belgorodin, një person u vra

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Në sulmet ukrainase në rajonin jugor rus të Belgorodit, i cili kufizohet me Ukrainën, një person mbeti i vrarë dhe pesë persona u plagosën, njoftoi në Telegram guvernatori i rajonit, Vyacheslav Gladkov.

Sipas tij, objektivi i sulmit ishte qyteti i Belgorodit, kryeqyteti i rajonit, ku mbetën të plagosur katër persona dhe një person u vra dhe një u plagos, në rrethinën e Belgorodit.

Xhamat e disa ndërtesave janë thyer dhe 14 shtëpi janë dëmtuar, shtoi Gladkov.

Gjithashtu është dëmtuar edhe një fermë shpendësh. Vendbanimet dhe infrastruktura në rajon dhe kryeqytetin e tij janë shpesh objektiv i sulmeve vdekjeprurëse, të cilat Moska ia atribuon ushtrisë ukrainase. Objektivat e sulmeve ishin shpesh depo karburantesh dhe municionesh.

Guvernatori i Belgorod tha në fund të nëntorit se një linjë e fortifikuar po ndërtohej në kufi, pa specifikuar gjatësinë apo vendndodhjen e saj. /Nacionale/

Lajme të ngjashme