Guvernatori i Donetskut: Rusia po përpiqet të pushtojë dy qytete kyçe në rajon
Forcat ruse në Ukrainën lindore po përpiqen të depërtojnë në jug dhe të pushtojnë Kramatorsk dhe Slavyansk, qytete kyçe në Donetsk, tha guvernatori i rajonit.
"Frontet Liman dhe Izjum janë zonat kryesore nga të cilat armiku po përpiqet të depërtojë për të pushtuar territoret e Slavyansk dhe Kramatorsk, të cilat janë objektivat kryesore (të tij) në veri të rajonit", i tha Reuters guvernatori i Donetsk Pavlo Kirilenko.
Kramatorsk ka qenë kryeqyteti de fakto i rajonit të Donetskut që nga viti 2014, pasi qyteti i Donetskut u pushtua nga separatistët pro-rusë.
Kirilenko deklaroi gjithashtu se 340,000 banorë kanë mbetur në pjesën e rajonit të kontrolluar nga Ukraina, nga një total prej 1.67 milionë banorësh para luftës. /Nacionale/