Qysh gratë luajtën rol krucial në Irak dhe e ndryshuan përgjithnjë ushtrinë e ShBA-ve
Gjatë kohës së pushtimit të Irakut, të udhëhequr nga SHBA, gratë e kishin të ndaluar që të ishin pjesë e luftimeve tokësore. Por ato shpejt u gjendën nën zjarrin e armikut, dhe ishin më se të gatshme që të qëndronin kundër e të mbroheshin.
Gjatë luftës, gratë kanë luajtur rol shumë të rëndësishëm në të gjitha fushat, si ato mjekësore, si në rolin mbështëtës të shërbimit ushtarak, policisë ushtarake, etj.
Por, ndër të tjera ato u përballën edhe me shumë probleme, diskriminime e ngacmime si: uniformat e papërshtatshme, ngacmimet seksuale apo edhe vështirësi aplikimi për përfitime veterane, pasi lanë shërbimin.
Që nga sulmet terroriste në Al-Qaida që ndodhën në vitin 2001, më shumë se 300,000 gra i kanë zhvendosur në Afganistan dhe Irak: 166 gra janë vrarë dhe 1000 janë lënduar- raporton The Guardian.
Duke marrë parasysh vendimin që gratë të mos ishin pjesë e luftimeve, një kapitene që shërbeu mbi 25 vite në Marinë, tashmë e pensionuar u shpreh lidhur me këtë çështje, që me pak fjalë, gruaja luante një rol kyç në ushtri.
‘’ Kapitenët e ushtrisë do të duhej të vendosnin nëse donin të dërgonin një patrullë pa mjek, apo një grua. Gjithashtu me dallimet kulturore në Irak e Afganistan, për të kërkuar për një grua vendase nuk mund ta bënin burrat, kurse gratë mund t’iu qasnin të dy gjinive.’’- tha Lory Manning, ish-kapitene.
Gjë që tregon se me të vërtetë gratë kanë një rol kyç në ushtri. Si rezultat i kësaj, gratë ushtare, u dërguan së bashku me burrat për bastisje e kontrolle nepër shtëpi.
Ka shumë fakte të rëndësishmë që dokumentojnë vlerën e grave në këtë fushë. Disa nga to u angazhuan në luftime të mëdha, e vranë dhe plagosën armiq, ndër ta edhe kryengritës.
Në vitin 2005, Sgt Leigh Ann Hester u bë gruaja e parë ushtare, në ushtrinë amerikane e cila mori çmimin ‘’Ylli i argjendtë’’, për meritat e saj në një sulm në Banghdad atë vit.
Duke punuar për veprime ushtarake në rrugë, një grua ushtare e quajtur Hester, u sulmua nga forcat e armikut. Ajo bashkë me ekipin e saj luftuan në këmbë, duke vrarë të paktën 3 kryengritës armiq. Që në fund përfunduan me 33 nga ta të vrarë ose lënduar, ku në ekipin e saj të gjithë mbijetuan.
Phyllis Wilson, tani Presidente e Memorialit të Grave Ushtarake me bazë në Virxhinia, tregoi për eksperiencën e saj gjatë luftimeve, dhe se si gratë sollën ndryshime të mëdha, për të mirë.
Ajo e rrethuar me thasë rëre për t’u mbrojtur kundër sulmeve, u dërgoi intelegjencë ekipeve të saj, për kryengritësit armiq.
‘’Kishte vetëm dy gra në këto skuadra të luftimeve, ku ato duhej ti qëndronin për krah njëra-tjetrës, ta bronin njëra tjetrën, ashtu sikurse edhe burrat. Kjo solli një ndryshim shumë të madh në shoqëri dhe kulturë, që ne mundoheshim të mësojmë dhe marrim informacion nga to.’’- tha Ëilson.
Edhe pse gratë ishin në zona të luftimeve shpesh herë me pajisje të dizajnuara për burra, duke i penguar të marrin frymë, ose ishin shumë të lirshme, duke e ditur se nëse diçka nga armiku vjen dhe të godet do t’I vriste menjëherë, ato vazhduan të mos dorëzoheshin.
Vitin e kaluar ushtria projektoi disa të ashtuquajtura ‘’sutjena taktike’’ për gratë, por që sipas veteraneve, është veprim shumë i vonuar.
Tre million gra kanë shërbyer në ushtrinë Amerikane që nga revolucioni Amerikan.
Në vitin 2013 sekretari i mbrojtjes, Leon Panetta, hoqi zyrtarisht ndalimin për gratë që shërbejnë në ushtri.
Tani Ushtria Amerikane është e përbërë nga 16% gra, me më shumë se 100 të diplomuara në shkollën rigoroze ‘’Ragner’’ të ushtrisë.