"Frikacakë": Gratë afgane protestojnë ashpër kundër ndalimit të shkollimit, talebanët 'gojëhapur' - NACIONALE

"Frikacakë": Gratë afgane protestojnë ashpër kundër ndalimit të shkollimit, talebanët 'gojëhapur'

3 vjet më parë

nga Anita Nikaj

Gjatë javës në Afganistan, talebanët përmes një udhëri , pezulluan të gjitha studentet gra nga universitetet në të gjithë vendin. Kjo lëvizje ishte parashikuar se mund të ndodhte prej kur ata e morën pushtetin, para më shumë se një viti.

Mirëpo, ata hasën në rezistencë, pasi që një grup grash dolën në rrugët e qytetit Heratif në Afganistan, për të kundërshtuar këtë urdhër.

Në mediat sociale janë duke qarkulluar pamje të shumta që tregojnë zyrtarët talebanë duke përdorur topa uji për të shpërndarë protestueset.

Gratë të cilat ishin duke protestuar, shihen duke vrapuar nga topat e ujit dhe duke brohoritur "frikacakë" në drejtim të talebanëve.

Njoftimi i talebanëve këtë javë se po pezullonte arsimin universitar për studentet gra ishte hapi i fundit pas shumë goditjeve që u janë bërë grave afgane, transmeton CNN.

Ky urdhër erdhi pavarësisht se grupi taleban kur erdhi në pushtet vitin e kaluar premtoi se do të respektonte të drejtat e grave.

Kjo pason një urdhër të ngjashëm ku në mars të këtij viti, iu ndalua vajzave që të ktheheshin në shkollat e mesme.

Shumë studentë dhe pedagoge kanë refuzuar këtë vendim, duke bojkotuar provimet e tyre në shenjë proteste, mirëpo kjo nuk është pritur mirë nga talebane, pasi që çdo student që ka bojkotuar universitetin në shenjë mbështetje për gratë afganë, është përndjekur dhe rrah nga ta.

"Arsimi është detyrë e burrave dhe grave. Është e drejta dhe sekreti themelor i zhvillimit dhe vetëbesimit të vendit.” - thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Instituti i Arsimit të Lartë Mirëais Nika në Kandaha.

Studentët fillimisht kishin kërkuar nga zyrtarët taleban të anulonin këtë vendim, por "asnjë përgjigje pozitive" nuk u dha, nga ku dhe filloj bojkoti.

Një zyrtar i universitetit i tha CNN se vendimi i studentëve për të bojkotuar provimet e tyre të pranimit do të çonte në pezullimin e orëve.

Të shtunën, grupi urdhëroi të gjitha organizatat joqeveritare vendore dhe ndërkombëtare në vend që të ndalojnë punonjëset gra të frekuentojnë punën.

Mosrespektimi i kësaj kërkese do të rezultojë në heqjen e licencave të OJQ-ve, thuhej në një njoftim zyrtar të ministrisë.

Gratë afgane nuk mund të punojnë më në shumicën e sektorëve.

Talebanët u rikthyen në pushtet në Afganistan në gusht 2021 në një kontroll të rrufeshëm pas tërheqjes së trupave amerikane, pasi kishin sunduar më parë vendin nga viti 1996 deri në 2001 - kur pushtimi i udhëhequr nga SHBA e detyroi grupin të largohej nga pushteti.

Në periudhën e mëparshme të sundimit, grupi ishte i njohur për trajtimin e grave si qytetare të dorës së dytë.

Lajme të ngjashme