GjNP-ja lëshon urdhërarrest për Netanyahun, Gallantin dhe liderin e Hamasit - NACIONALE

GjNP-ja lëshon urdhërarrest për Netanyahun, Gallantin dhe liderin e Hamasit

1 vit më parë

nga Nasuf Abdyli

Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë tha të enjten se ka lëshuar urdhërarreste për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, dhe liderin e Hamasit, Mohammed Diab Ibrahim Al-Masri, i njohur edhe si Mohammed Deif, raporton agjencia “Reuters”.

Lëshimi i urdhërarresteve vjen pasi prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, kishte njoftuar më 20 maj se do të kërkonte urdhërarreste për krime të dyshuara, të lidhura me sulmet e 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit nga Hamasi dhe me kundërpërgjigjen ushtarake izraelite në Gaza.

Gjykata Ndërkombëtare Penale tha se pranimi i juridiksionit të gjykatës nga Izraeli nuk kërkohej.

Izraeli e ka kundërshtuar juridiksionin e gjykatës me seli në Hagë dhe mohon se ka kryer krime lufte në Gaza. Izraeli ka thënë se e ka vrarë al-Masrin, gjithashtu i njohur si Mohammed Deif, përmes një sulmi ajror, por Hamasi as nuk e ka konfirmuar, as nuk e ka mohuar këtë.

Lajme të ngjashme