Gjermania u ofron para afganëve të ngecur në Pakistan – nëse heqin dorë nga ardhja - NACIONALE

Gjermania u ofron para afganëve të ngecur në Pakistan – nëse heqin dorë nga ardhja

4 javë më parë

nga NACIONALE

Gjermania u ka ofruar para të gatshme shtetasve afganë që kanë ngecur në Pakistan, nëse heqin dorë nga përpjekjet për të hyrë në territorin gjerman sipas një programi të rivendosjes, thatë mërkurën ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt.

Kjo lëvizje është pjesë e përpjekjeve të qeverisë së kancelarit Friedrich Merz për të dëshmuar se po e lufton imigrimin, shqetësim i rëndësishëm për shumë votues gjermanë në kohën kur partia e së djathtës ekstreme, AfD, po kryeson në sondazhe, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Rreth 2.000 afganë që u është miratuar rivendosja në Gjermani si pjesë e një programi për personat në rrezik nga pushteti i talibanëve ose që kanë punuar me forcat gjermane, kanë ngecur me muaj në Pakistan, pasi Berlini e ngriu skemën e themeluar nga qeveria e kaluar, për ta luftuar imigrimin.

Ministri Dobrindt tha se individët me miratim të detyrueshëm për të hyrë në Gjermani do të lejohen që të bëjnë një gjë të tillë, duke iu nënshtruar kontrolleve të sigurisë, por të tjerët jo. Ai nuk ofroi shifra.

“Është logjike që, nëse ne supozojmë se njerëzit nuk kanë mundësi që të pranohen në Gjermani, ne u ofrojmë atyre ca perspektivë dhe kjo është e lidhur me bërjen e një oferte financiare për kthim vullnetar në Afganistan ose në një vend tjetër të tretë” – tha ministri gjerman.

“Këto oferta u janë bërë këtyre njerëzve ditëve të fundit” – shtoi ai, pa e treguar shumën që u është ofruar ose sa njerëzve u është dhënë oferta.

Mediat gjermane kanë raportuar se pagesat arrijnë në disa mijëra euro dhe pjesa e parë do t’u jepej në Pakistan, ndërsa pjesa tjetër me të arritur në Afganistan ose në një shtet të tretë.

Lajme të ngjashme