Gjermania i ndalon të gjitha aktivitetet që lidhen me Hamasin, shpërbën një rrjet pro-palestinez
Qeveria e Gjermanisë i ka ndaluar të gjitha aktivitetet që ndërlidhen me grupin militant palestinez që po Lufton me Izraelin, Hamas, i cili tashmë cilësohet organizatë terroriste nga Berlini zyrtar.
Ministrja e Punëve të Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, tha: “Sot i kam ndaluar të gjitha aktivitetet e një organizate terroriste që për qëllim e ka shkatërrimin e shtetit të Izraelit.”
Vendimi i ri nënkupton se do të cilësohen si vepra kriminale takimet në emër të Hamasit ose përhapja e propagandës së këtij grupi, raporton televizioni BBC.
Ministrja gjermane njoftoi, gjithashtu, se rrjeti palestinez i njohur si “Samidoun” do të shpërbëhet në Gjermani.
Muajin e kaluar, kancelari Olaf Scholz tha se anëtarët e këtij rrjeti po e festonin “terrorin” e Hamasit në Izrael rrugëve të Gjermanisë.
