Gjenden mbetje të aeroplanit F-35 që ishte zhdukur në ShBA
Zyrtarët ushtarakë kanë gjetur mbetjet luftarak të tipit F-35, i cili ishte zhdukur pas daljes së pilotit në hapësirën ajrore të Karolinës së Jugut.
Mbetjet e aeroplanit 100-milionësh, i cili ishte zhdukur të dielën pasdite, u gjetën në distriktin rural, Williamsburg, sipas autoriteteve.
Piloti kishte dalë nga aeroplani dhe ishte lëshuar në tokë me parashutë në mënyrë të sigurt në lagjen e Charlestonit Verior, raporton televizioni BBC.
Publikut i ishte kërkuar ndihmë për ta gjetur aeroplanin. Në një deklaratë të publikuar të hënën, zyrtarët ushtarakë thanë se mbetjet e aeroplanit ishin gjetur “dy orë udhëtim në verilindje të Bazës së Përbashkët të Chalestonit".
Mbetjet e gjetura janë konfirmuar si pjesë të aeroplanit që ishte zhdukur, i tha televizionit BBC një zëdhënës ushtarak.
“Fatkeqësia tash për tash është nën hetim dhe ne nuk mund të ofrojmë hollësi shtesë me qëllim që të ruhet integriteti i procesit hetues”- thanë forcat detar pas përfundimit të kërkimeve.
Aeroplani luftarak ishte lënë në modelin e fluturimit autonom në momentin e largimit të pilotit, tha një zëdhënës, duke shtuar se mjeti ka mundur të ishte në ajër për ca kohë, duke e ndërlikuar procesin e gjetjes së tij.
Piloti është dërguar në spital dhe raportohet se ndodhet në gjendje stabile. Një aeroplan tjetër i të njëjtit lloj, që po fluturonte në të njëjtën kohë, ishte kthyer në bazë në mënyrë të sigurt.