Gjatë protestës nga gratë në Afganistan, talebanët i shpërndanë me ujë
Dhjetra vajza dhe gra, kryesisht studente, dolën në rrugët e qytetit perëndimor afgan të Heratit të dielën për të protestuar kundër ndalimit të qeverisë talebane për arsimimin e grave.
Protestuesit femra, të ndara në grupe më të vogla, bërtitën "arsimimi është e drejta jonë" dhe u mblodhën para zyrës së guvernatorit të provincës, tha një nga pjesëmarrëset e protestës për agjencinë gjermane të lajmeve dpa.
Forcat talebane u përpoqën t'i shpërndanin me topa uji dhe shkopinj tha një tjetër protestuese. Pamjet e ngjarjes tregojnë një zjarrfikës duke i larë protestuesit me ujë, i cili duket se është përzier me disa kimikate.
The heroic women of Afghanistan out on the streets of Herat today to protest against the Taliban’s BAN on female students going to university. They scream “cowards” at the Taliban.
— Shabnam Nasimi (@NasimiShabnam) December 24, 2022
The Taliban fire water canons at the protesters. pic.twitter.com/9O34xFFbf6
Kritika të forta për ndalimin e arsimit
Vendimi i talebanëve për të ndaluar vajzat dhe gratë të ndjekin shkollat dhe universitetet ka tërhequr kritika të forta ndërkombëtare.
Ministri i arsimit të lartë i talebanëve tha se ndalimi i shkollimit universitar të grave ishte vendosur për faktin se studentet femra nuk respektonin kodet strikte të veshjes, ndiqnin leksionet pa të afërm meshkuj dhe përziheshin me studentë.
Gratë dhe vajzat janë përjashtuar kryesisht nga jeta publike që kur talebanët morën pushtetin në gusht të vitit të kaluar.
Fearless girls out protesting today in Herat city and chanting — “Education is our human right.”
— Shabnam Nasimi (@NasimiShabnam) December 24, 2022
It’s worth knowing that these girls are putting their lives at risk by even stepping out of their house. But Afghanistan’s women won’t be silenced.pic.twitter.com/AZkLLWfKWo
Ata kërkojnë që gratë të ndalohen të shkojnë në punë
Të shtunën, Ministria e Ekonomisë urdhëroi të gjitha organizatat joqeveritare vendore dhe të huaja që t'i ndalojnë punonjëset e tyre femra të vijnë në punë, që është një shembull tjetër i shtypjes së lirive të grave në atë vend.
Punonjëset femra nuk lejohen të punojnë deri në njoftimin e dytë për shkak se disa prej tyre nuk respektuan rregullat e qeverisë në lidhje me mbajtjen e hixhabit, një shami që mbulon flokët dhe qafën, të cilën gratë duhet ta mbajnë në publik.
Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha të shtunën se ishte "thellësisht i shqetësuar" se ndalimi i talebanëve për gratë që të bëjnë punë humanitare në Afganistan do të rrezikonte ndihmën thelbësore që shpëton miliona jetë.
"Gratë janë kritike për përpjekjet humanitare në mbarë botën. Ky vendim do të jetë shkatërrues për popullin afgan," shkroi Blinken në Twitter. /Nacionale/