Gjashtë të vdekur nga shpërthimi në një fabrikë të mjeteve plasëse në Rusi - NACIONALE

Gjashtë të vdekur nga shpërthimi në një fabrikë të mjeteve plasëse në Rusi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjashtë persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar nga një shpërthim në një fabrikë të mjeteve shpërthyese në qytetin Chapayevsk, që shtrihet në pjesën jugperëndimore të Rusisë, sipas burimeve të shërbimeve emergjente, të cituara nga agjencia shtetërore e lajmeve, TASS.

Fabrika ndodhet rreth 30 kilometra në jugperëndim të qytetit Volga të rajonit Samara dhe menaxhohet nga kompania “Promsintez”, njëri nga prodhuesit kryesorë të mjeteve shpërthyese industrial në Rusi dhe në ish-Bashkimin Sovjetik, raporton agjencia “Reuters”.

Agjencia TASS raportoi se shpërthimi ndodhi gjatë çmontimit të gypave dhe se nuk ka pasur zjarr në fabrikë.

Alexander Khinstein, deputet për rajonin Samara, tha se shpërthimi duket se është shkaktuar nga saldimi dhe mund të ketë qenë rezultat i mbetjeve të lëndëve shpërthyese në gypa.

Që nga fillimi i luftës së Rusisë ndaj Ukrainës vitin e kaluar, brenda territorit rusë kanë ndodhur disa shpërthime ose zjarre në depo të naftës, fabrika, linja hekurudhore e në lloje të tjera të infrastrukturës.

Për disa prej këtyre rasteve, autoritetet ruse e kanë fajësuar Ukrainën e për disa të tjera sabotuesit pro-ukrainas. Ukraina rrallë komenton incidente të tilla, nganjëherë duke sugjeruar se ato janë rezultat i trazirave të brendshme.

Më 20 qershor, persona vdiqën nga një shpërthim dhe një zjarr në një fabrikë baruti në rajonin Tambov të Rusisë, por guvernatori rajonal e ka përjashtuar mundësinë e ndonjë sulmi apo sabotimi.

Lajme të ngjashme