“Gjak dhe frikë” në Afganistan, pas shpërthimeve vdekjeprurëse nga Shteti Islamik - NACIONALE

“Gjak dhe frikë” në Afganistan, pas shpërthimeve vdekjeprurëse nga Shteti Islamik

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtarët lokalë dhe gazetarët kanë njoftuar se dhjetra njerëz janë vrarë ose plagosur gjatë katër shpërthimeve të së enjtes në Afganistan.

Shpërthimi i parë ndodhi në një xhami myslimane shiite në Mazar-i-Sharif.

Sipas BBC-së, nga ky shpërthim mbetën të vrarë 31 persona dhe 87 të tjerë u plagosën.

Për kryerjen e këtij sulmi, përgjegjësinë e ka marrë grupi i Shtetit Islamik, për të cilin talebanët thonë se e kanë mundur, megjithatë ai mbetet ende një sfidë serioze për sundimtarët e rinj të Afganistanit.

Xhihadistët myslimanë sunitë të Shtetit Islamik, thanë se sulmi në xhaminë Mazar-i-Sharif u krye duke përdorur një çantë të bllokuar nga distanca kur ndërtesa ishte e mbushur me besimtarë.

Grupi e quajti sulmin pjesë të një fushate globale për "hakmarrje" mbi vdekjen e ish-liderit dhe zëdhënësit të grupit.

Ahmad Zia Zindani, zëdhënës i departamentit provincial të shëndetit publik, i tha agjencisë së lajmeve AFP se "gjaku dhe frika janë kudo" dhe se "njerëzit po bërtasin" ndërsa kërkojnë lajme për të afërmit e tyre në spitalin lokal.

Shteti Islamik, ka marrë përsipër edhe një tjetër nga sulmet e së enjtes – ku një automjet u hodh në erë pranë një stacioni policor në Kunduz, duke lënë katër të vdekur dhe 18 të plagosur.

BBC ka marrë gjithashtu raporte se një automjet taleban është goditur nga një minë në anë të rrugës në provincën lindore Nangarhar, duke vrarë katër anëtarë talebanë dhe duke lënë një të plagosur.

Ndërsa, shpërthimi i katërt u shkaktua nga një minë e vendosur në zonën Niaz Beyk të Kabulit, dhe plagosi dy fëmijë.

Gjakderdhja e së enjtes vjen disa ditë pas dy shpërthimeve me bomba në shkollën e mesme Abdul Rahim Shahid në një zonë kryesisht shiite të kryeqytetit afgan, Kabul, ku sipas zyrtarëve u vranë 6 persona dhe u plagosën më shumë se 20 të tjerë.

Lajme të ngjashme