Gazetarja përdor prezervativin për të mbuluar mikrofonin gjatë uraganit në Florida - NACIONALE

Gazetarja përdor prezervativin për të mbuluar mikrofonin gjatë uraganit në Florida

1 vit më parë

nga Lirim Krasniqi

Gazetarja Kyla Galer i befasoi shikuesit duke u shfaqur drejtpërdrejt me një prezervativ në mikrofonin e saj gjatë mbulimit të kalimit të uraganit Ian në Florida ( SHBA).

Në rrjetet sociale, ajo shpjegoi: Kjo është mënyra më e mirë për të mbrojtur pajisjet nga era dhe shiu....

"Shumë njerëz po pyesin, kështu që po, ka një prezervativ në mikrofonin tim. Është mënyra më e mirë për t'ju mbrojtur nga era dhe shiu", shkroi ajo në Facebook.

Në komentet e postimit, publiku bëri shaka, madje disa dyshuan: "Nëse mikrofoni është i mbuluar, si do të funksionojë? Mendoj se është për vëmendje", komentoi një burrë.

Një tjetër ndjekës u përgjigj: "Kam punuar si kameraman për 40 vjet. Është një mënyrë shumë e zakonshme për të mbrojtur mikrofonat në kushte ekstreme të motit. Një prezervativ, kur shtrihet mbi mikrofon, është mjaft i hollë për të lejuar tingullin me pak shtrembërim (ndryshe nga diçka si një qese plastike), ndërsa ende e mbron atë”... /Nacionale/

Lajme të ngjashme