Fotografi refuzon çmimin prestigjioz, e pranon se imazhi fitues ishte krijuar nga Inteligjenca Artificiale
Një fotograf është duke refuzuar të pranojë një çmim prestigjioz, pasi ka pranuar se imazhi fitues ishte gjeneruar duke përdorur inteligjencën Artificiale.
Artisti gjerman Boris Eldagsen ka zbuluar në faqen e tij të internetit se nuk do të pranonte çmimin për kategorinë e hapur krijuese, të cilin e kishte fituar në çmimet botërore të fotografisë Sony javën e kaluar.
Fotografia fituese ishte në bardh dhe zi dhe përshkruante dy gra nga gjenerata të ndryshme.
Në një deklaratë të dhënë në faqen e tij të internetit, Eldagsen, i cili ka studiuar fotografinë dhe artet pamore në Akademinë e Arteve të Mainz, artin konceptual dhe intermedian në Akademinë e Arteve të Bukura në Pragë dhe artin e bukur në Shkollën e Arteve dhe Komunikimit Sarojini Naidu në Hyderabad, ka thënë se ai ka aplikuar për të zbuluar nëse do të përgatiteshin konkurse për të hyrë në imazhet e AI.
“Ne, bota e fotografive, kemi nevojë për një diskutim të hapur. Një diskutim rreth asaj se çfarë duam të konsiderojmë fotografi dhe çfarë jo. A është ombrella e fotografisë mjaft e madhe për të ftuar imazhet e AI të hyjnë - apo do të ishte ky një gabim? Me refuzimin tim të çmimit, shpresoj ta përshpejtoj këtë debat,”- është shprehur ai.
Sipas The Guardian, ai ka thënë se ky ishte një “moment historik” pasi ishte hera e parë që një imazh i AI fitoi një konkurs prestigjioz ndërkombëtar fotografie, duke shtuar: “Sa prej jush e dinit apo dyshonit se ishte krijuar nga AI?
“Imazhet e AI dhe fotografia nuk duhet të konkurrojnë me njëra-tjetrën në një çmim si ky. Janë entitete të ndryshme. AI nuk është fotografi. Prandaj nuk do ta pranoj çmimin,”- ka thënë më tej ai.
Eldagsen ka sugjeruar se çmimi të dhurohet për një festival fotografie të organizuar në Odesa, Ukrainë.
Kjo ngjarje vjen në një kohë debati intensiv mbi përdorimin dhe implikimet e AI me disa paralajmërime apokaliptike se teknologjia është në prag të dëmtimit të pakthyeshëm të përvojës njerëzore.
Kujtojmë se përparimet e fundit në përdorimin e AI në chatbot, makina pa shofer, softuer për shkrimin e këngëve dhe zhvillimin e produkteve farmaceutike kanë nxitur diskutim të madh. Shefi ekzekutiv i Google, Sundar Pichai, ka thënë se shqetësimet rreth AI e kishin mbajtur zgjuar gjatë natës dhe ka paralajmëruar se teknologjia mund të jetë "shumë e dëmshme" nëse përdoret gabimisht.

