Forcat siriane të sigurisë i vëzhguan civilët e armatosur që vranë alavitë, thotë një i akuzuar - NACIONALE

Forcat siriane të sigurisë i vëzhguan civilët e armatosur që vranë alavitë, thotë një i akuzuar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Njëri nga burrat e akuzuar për pjesëmarrje në një valë të dhunës sektare kundër pakicës alavite të Sirisë para dy muajve i ka thënë televizionit BBC se ai dhe civilë të tjerë të armatosur, të cilët kishin udhëtuar në atë zonë, ishin këshilluar dhe vëzhguar nga forcat qeveritare.

Abu Khalid-i tha se kishte udhëtuar si luftëtar civil në fshatin e bregetit të Mesdheut, Sanobar, më 7 mars, për ta ndihmuar betejën kundër kryengritësve të ish-regjimit.

“Departamenti i Përgjithshëm i Sigurisë na tha që të mos lëndonim civilë, por vetëm t’i qëllonim kryengritësit që na qëllojnë ne” – tha ai.

“Me mua ishin tetë burra, por ishte një grup i madh dhe Departamenti i Përgjithshëm i Sigurisë po i mbikëqyrte gjërat në mënyrë që askush të mos e vandalizonte fshatin ose të mos i lëndonte banorët” – shtoi burri sirian.

Ai më vonë e incizoi veten duke qëlluar për vdekje një banor 64 vjeç të fshatit, Mahmoud Yusef Mohammed, në hyrjen e shtëpisë së tij.

Abu Khalid-i, i cili tani është arrestuar, këmbënguli se Mahmoud-i ishte një kryengritës i armatosur, por videoja të cilën ai e incizoi gjatë incidentit nuk e mbështet rrëfimin e tij.

Policia ushtarake i tha televizionit BBC se nuk ka pasur bashkërendim mes forcave të sigurisë dhe personit tashmë të arrestuar.

Grupet për të drejtat e njeriut vlerësojnë se gati 900 civilë, kryesisht pjesëtarë të komunitetit alavit, u vranë nga forcat pro-qeveritare në rajonin bregdetar të Sirisë në fillim të marsit.

Dhuna në atë pjesë erdhi një ditë pasi disa luftëtarë besnikë ndaj ish-preisdentit të rrëzuar sirian, Bashar al-Assad, i cili i përket komunitetit alavit, udhëhoqën operacione vdekjeprurëse ndaj forcave qeveritare të sigurisë./Nacionale

Lajme të ngjashme