Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Ushtria izraelite do të shtojë sulmet ajrore në Gaza - NACIONALE

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Ushtria izraelite do të shtojë sulmet ajrore në Gaza

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit do të rrisin sulmet ajrore në Gaza "nga sot", tha të shtunën zëdhënësi i IDF, Daniel Hagari, raporton CNN.

"Ne do të rrisim goditjet tona, do të minimizojmë rrezikun për trupat tona në fazat e ardhshme të luftës dhe do t'i intensifikojmë sulmet, duke filluar nga sot,"
u tha Hagari gazetarëve gjatë një konference në Tel Aviv.

I pyetur nëse Izraeli ka ndaluar një operacion tokësor në Gaza për shkak të presionit të ShBA-së, Hagari tha se ushtria izraelite do të nisë një operacion të tillë kur kushtet për ushtrinë të jenë optimale.

IDF ka vazhduar të kryejë sulme ajrore gjatë ditës së fundit, tha Hagari.

“Përpjekja jonë kryesore në Gaza është të eliminojmë terroristët, dhe veçanërisht ata të përfshirë në masakrën e së shtunës dy javë më parë”,
tha ai, duke iu referuar sulmit të befasishëm të kryer nga Hamasi, për të cilin zyrtarët izraelitë thonë se vrau më shumë se 1400 njerëz.

“Ne vazhdojmë të shkatërrojmë objektiva terroriste përpara fazës tjetër të luftës dhe po fokusohemi në gatishmërinë tonë për fazën tjetër”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme