Fjalimi i zyrtarit rus në samitin e klimës, delegatët evropianë largohen nga salla - NACIONALE

Fjalimi i zyrtarit rus në samitin e klimës, delegatët evropianë largohen nga salla

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Një numër përfaqësuesish evropianë janë larguar nga salla, në momentin që delegati rus mori fjalën në konferencën e OKB-së për klimën, që po mbahet në Egjipt.

Katër zyrtarë, njëri prej tyre i veshur me ngjyrat e flamurit ukrainas, janë lagruar nga salla në kohën kur Ruslan Edelgeriev doli në podium.

E vetëm pak më vonë, dhjetëra demonstrues protestuan kundër pushtimit rus në fillim të një ngjarjeje të organizuar nga delegacioni rus në Sharm el-Sheikh – më disa prej tyre që akuzuan panelistët rusë si “kriminelë lufte”.

Kujtojmë se që nga pushtimi i Ukrainës, Moska kryesisht është shamngur nga forumet ndërkombëtare.

Ndërkohë, delegate rus Edelgeriev tha se Rusia ishte e përkushtuar për të trajtuar ndryshimet klimatike, por edhe kritikoi vendet që ai tha se po merrnin masa të njëanshme në shkelje të marrëveshjeve ekzistuese, pa dhënë detaje.

"Rusia ka paralajmëruar për pasojat negative të garës së ambicieve klimatike kur deklarimi i neutralitetit të karbonit u bë pa një strategji të duhur, burime dhe mbështetje financiare," është shprehur ai sipas SkyNews.

Dihet se, Rusia kundërshton ashpër planet e Bashkimit Evropian për të vendosur një taksë karboni mbi importet, pasi do të dëmtonte eksportet e saj.

Lajme të ngjashme