Fjalimi i Putinit po vazhdon edhe një orë pas fillimit, po preken shumë tema - NACIONALE

Fjalimi i Putinit po vazhdon edhe një orë pas fillimit, po preken shumë tema

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është duke e vazhduar në këmbë fjalimin që e ka nisur para më shumë se një ore.

Tash për tash, kreu i Kremlinit është duke folur për transformimin ekonomik të Rusisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në vitet e nëntëdhjeta.

Ai po pretendon se Perëndimi kurrë nuk i ka ndaluar përpjekjet për t’i vënë në zjarr shtetet ish-sovjetike përmes mjeteve të shtypjes ekonomike, raporton televizioni BBC.

Putini foli edhe për planet e pushtetit për të ardhmen e infrastrukturës, duke i përmendur zgjatjen e autostradave nga Moska në Kazan si dhe me Mongolinë e Kinën për t’i shtuar lidhjet e Rusisë me Azinë Lindore.

Presidenti rus tha se dëshiron që të zhvillojë një korridor veri – jug, duke i përmirësuar lidhjet me Indinë, me Iranin dhe me Lindjen e Mesme.

Pjesë e planeve janë edhe modernizimi i hekurudhave dhe përmirësimi i rrugëve detare veriore, njoftoi presidenti rus.

Gjatë kohës së fjalimit të Putinit, në Varshavë të Polonisë po përgatitet skena për fjalimin e presidentit amerikan, Joe Biden.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë thënë se Bideni do ta dëgjojë fjalimin e homologut rus dhe mund ta përshtatë fjalimin e vet, pasi ta ketë dëgjuar fjalën e Putinit.

Lajme të ngjashme