Fituesit rus të Nobel për Paqe, i kërkohet ta refuzojë çmimin
Bashkëfituesi rus i Çmimit Nobel të Paqes të këtij viti ka thënë se autoritetet e Kremlinit i kanë kërkuar që ta refuzojë çmimin.
Sipas BBC-së, Yan Rachinsky-t, i cili drejton Memorialin, i është thënë të mos e pranonte çmimin sepse dy bashkëlaureatët e tjerë - një organizatë ukrainase për të drejtat e njeriut dhe mbrojtësi i të drejtave bjelloruse i burgosur - u konsideruan "të papërshtatshëm".
Memorial është një nga grupet më të vjetra të të drejtave civile në Rusi dhe është mbyllur nga qeveria vitin e kaluar.
Në një intervistë ekskluzive për BBC-në, Rachinsky, ka treguar se organizata e tij ishte këshilluar të refuzonte çmimin, por ai ka refuzuar, "natyrisht, ne nuk e morëm parasysh këtë këshillë", është shprehur Rachinsky.
Pavarësisht kërcënimeve për sigurinë e tij, Rachinsky është shprehur se puna e Memorialit mbetet thelbësore.
"Në Rusinë e sotme, siguria personale e askujt nuk mund të garantohet. Po, shumë janë vrarë. Por ne e dimë se çfarë çon mosndëshkimi i shtetit... Ne duhet të dalim nga kjo gropë disi," ka shtuar ai.
Memorial kishte dokumentuar represionin historik sovjetik. Kryetari i saj i parë - Arseny Roginsky - ishte dërguar në kampet sovjetike të punës për të ashtuquajturin studim "antikomunist" të historisë.
Ndërsa, duke shpallur fituesit e çmimit, Komiteti Nobel ka thënë se Memorial u themelua mbi idenë se "përballja me krimet e së kaluarës është thelbësore në parandalimin e krimeve të reja".
Vendimin e Komitetit Nobel për t'i dhënë çmimin marrësve në tre vende të ndryshme, Rachinsky e ka quajtur "të shquar".
Ai tha se kjo ishte një provë "se shoqëria civile nuk ndahet nga kufijtë kombëtarë, se është një organ i vetëm që punon për të zgjidhur problemet e përbashkëta".
