Fabrikat e armëve në Evropë po ia shohin hairin luftës në Ukrainë - NACIONALE

Fabrikat e armëve në Evropë po ia shohin hairin luftës në Ukrainë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Industria e armëve në Evropën Lindore po prodhon shumë armë, predha artilerie dhe pajisje të tjera ushtarake në një ritëm që nuk është parë që nga Lufta e Ftohtë, kur qeveritë e rajonit po i udhëheqin përpjekjet për ta ndihmuar luftën Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.

Aleatët e kanë furnizuar Kievin me armë dhe pajisje ushtarake që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, duke i pakësuar rezervat e veta gjatë këtij procesi, raporton agjencia “Reuters”.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe janë zotuar për ndihmat më të mëdha ushtarake nga 24 janarit deri më 3 tetor, sipas të dhënave të Insitutit të Kiel-it për Ekonomi Botërore. Polonia është në vendin e tretë, ndërsa Republika Çeke në të shtatin.

Ende të kujdesshme në lidhje me Rusinë, disa shtete që kanë qenë pjesë e Paktit të Varshavës, e shohin ndihmën për Ukrainën si çështje të sigurisë rajonale.

ndustrinë e armëve

Megjithatë, disa zyrtarë qeveritarë e të kompanive si dhe disa analistë, të cilët folën me agjencinë “Reuters”, thanë se ky konflikt paraqet edhe mundësi të reja për industrinë e armëve në rajon.

“Duke i marrë parasysh realitetet e luftës së vazhdueshme në Ukrainë dhe qëndrimit të dukshëm të shumë shteteve me qëllim të rritjes së shpenzimit në fushën e mbrojtjes, ka gjasë reale për të hyrë në tregje të reja dhe për t’i rritur të hyrat nga eksporti në vjetët e ardhshëm”- tha Sebastian Chwalek, shef ekzekutiv i kompanisë PGZ në Poloni.

Kompania në pronësi shtetërore kontrollon mbi 50 kompani të tjera të armëve që prodhojnë armë e municion – nga transportuesit e blinduar deri te sistemet ajrore pa pilot – si dhe ka aksione në dhjetëra të tjera.

Kjo kompani planifikon që të investojë deri në 8 miliardë zlotë (rreth 1,8 miliard dollarë) gjatë dekadës së ardhshme, shifër më shumë se dyfish më e madhe se synimi i vendosur para fillimit të luftës, tha shefi i PGZ-së. Këtu përfshihet ndërtimi i objekteve të reja, të ndërtuara më larg kufirit me Bjellorusinë, aleate e Rusisë, për arsye sigurie, tha ai.

Edhe disa kompani të tjera do ta rrisin kapacitetin prodhues dhe po garojnë për të punësuar më shumë njerëz, thanë kompanitë dhe zyrtarët qeveritarë në Poloni, Sllovaki dhe Republikën Çeke.

Menjëherë pas fillimit të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, disa ushtri dhe prodhues në Evropën Lindore filluan që t’i zbraznin depot e tyre me armë e municion të periudhës sovjetike, të cilat ukrainasit i njohin mirë, përderisa Ukraina priste nga Perëndimi pajisje me standarde të NATO-s.

Industria e armëve në Evropën Lindore daton që nga shekulli XIX, kur çeku Emils Skoda kishte filluar të prodhonte armë për Perandorinë Austo-Hungareze.

Gjatë periudhës së komunizmit, fabrika të mëdha në Çekosllovaki, Poloni e në vende të tjera mbanin njerëz të punësuar, duke prodhuar armë për konfliktet e Luftës së Ftohtë, që Moska i nxiste në pjesë të ndryshme të botës.

Lajme të ngjashme