Elon Musk po manipulon Twitter-in për të na detyruar të lexojmë tweet-et e tij - NACIONALE

Elon Musk po manipulon Twitter-in për të na detyruar të lexojmë tweet-et e tij

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

"Çdo ditë në Twitter ka një personazh kryesor. Qëllimi është që të mos jem kurrë,"- ka qenë aksioma e Musk, të cilën duket se tashmë e ka përmbysur.

Sipas Intellegencer, që kur Musk ka blerë platformën në muajin tetor, ai ka qenë personazhi i vetëm kryesor i faqes dhe qëllimi i tij është që të sigurohet të mbetet gjithmonë ashtu – deri në pikën që ka detyruar një ekip inxhinierësh që të ripunojnë furishëm alogritmin e Twitter-it, për t’u siguruar që të gjjithë të shohin tweet-et e tij.

Zoë Schiffer dhe Casey Newton nga Platformer, kanë raportuar se kjo ka ndodhur menjëher pas Super Bowl, kur një postim i “mërzitshëm” i Musk, ka marrë vetëm 9.1 milionë reagime.

Ndërkohë, që një tweet, po aq i mërzitshëm pro-Eagle e presidentit Biden, ka marrë rreth 29 milionë reagime.

Bëhet e ditur se James Musk, kushëriri i Elon ka dërguar një kërkesë në Slack inxhinerëve të Twitter në orët e hershme të mëngjesit, duke kërkuar ndihmë për një detyrë “me urgjencë të madhe”.

"Ne po korrigjojmë një problem me angazhimin në të gjithë platformën," - ka shkruar ai, megjithatë, “çështja” ishte në fakt që Musk ishte i trishtuar nga mungesa e vëmendjes.

Sipas raportimit të Platformer, kjo çështje i paraprin tweet-it të Super Bowl.

Javët e fundit, Musk ka qenë i fiksuar me sasinë e angazhimit që po marrin postimet e tij. Javën e kaluar, Platformer dha lajmin se ai ka pushuar nga puna një nga dy inxhinierët kryesorë të mbetur në kompani pasi inxhinieri i tha atij se reagimet në tweet-et e tij po bien pjesërisht sepse interesi për Musk ka rënë në përgjithësi.

Zëvendësuesit e tij i thanë pjesës tjetër të ekipit inxhinierik këtë fundjavë se nëse çështja e angazhimit me tweet-et e tij, nuk "rregullohej", edhe ata do të humbnin punën.

Mbrëmjen e së dielës, Musk i është drejtuar personalisht ekipit të tij. Rreth 80 njerëz janë angazhuar në projektin i cili shumë shpejt është bërë me prioritet numër një në kompani. Punonjësit kanë punuar gjatë gjithë natës duke hetuar hipoteza të ndryshme se pse tweet-et e Musk nuk po arrinin aq shumë te njerëzit që ai mendonte se duhej të arrinin dhe duke testuar për zgjedhje të mundshme.

Twitter përditësoi kodin e tij për t'i ndezur "dritur jeshile" të gjitha tweet-et e Musk, duke i lejuar ata të anashkalojnë filtrat që synojnë t'i ushqejnë njerëzit me përmbajtjen më të mirë.

Musk tani është i vetmi marrës i asaj që njihet nga brenda si një "shumësues i fuqisë së përdoruesit", që do të thotë se tweet-et e tij po rriten me një faktor prej 1000. Deri të hënën pasdite, postimet e CEO-s ishin duke vërshuar burimet "Për ty" që u dalin përdoruesve.

Musk e ka pranuar këtë gjë me një postim në Twitter të bazuar në meme "e detyruar për të pirë qumësht". Mëngjesin e së martës ai kishte sugjeruar se ekipi i tij është ende duke zgjidhur disa defekte.

Sipas Platformer, postimet e Musk tani janë duke u rritur artificialisht me një faktor më të ulët se 1,000, por tweet-et e tij më të fundit ende po marrin më shumë angazhime sesa ishin përpara se të shpikej "shumëzuesi i përdoruesit të fuqisë".

Po duket e pamundur që Musk thjesht të kapërcejë nevojën e tij të dëshpëruar për vëmendje, kështu që një lutje për përdoruesit e ndërgjegjshëm të Twitter: Vazhdoni të angazhoheni me tweet-et e Elon-it, ose kjo bandë "jashtëzakonisht e fortë" por jashtëzakonisht e lodhur e inxhinierëve të Twitter-it e kupton që s'po e bëni.

Lajme të ngjashme