Elon Musk mund të humbasë titullin e personit më të pasur në botë - NACIONALE

Elon Musk mund të humbasë titullin e personit më të pasur në botë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Tesla ka humbur gati gjysmën e vlerës së saj të tregut që kur themeluesi i saj, Elon Musk, vendosi të blejë Twitter-in në prill, duke ulur vlerën e tij neto me rreth 70 miliardë dollarë dhe duke vënë në rrezik titullin e tij si personi më i pasur në botë.

Aksionet e kompanisë së makinave elektrike tregtoheshin me 340.79 dollarë më 13 prill, një ditë përpara se Twitter të zbulonte në një dosje letrash me vlerë se miliarderi kishte bërë një ofertë të lartë për të blerë kompaninë e mediave sociale për 43.4 miliardë dollarë. E që atëherë, çmimi i aksioneve të Tesla-s është ulur me 49% në 173,44 dollarë.

Për të financuar blerjen e Twitter-it, shefi i Tesla-s ka shitur 20 miliardë dollarë aksione të kompanisë. Sipas Reuters, ai tani zotëron 444 milionë aksione dhe rënia e çmimit të tyre ka ulur vlerën e asaj që zotëron nga 151 miliardë dollarë në 77.

Kjo do të thotë se statusi i tij se njeriu më i pasur i planetit është nën kërcënim.

Duke komentuar marrjen e Twitter-it, Musk kishte thënë se: "Të kesh një platformë publike që është masivisht e besuar dhe gjithëpërfshirëse është jashtëzakonisht e rëndësishme për të ardhmen e qytetërimit".

Megjithatë, aksionerët e Tesla-s janë të shqetësuar se si ai po e ndan kohën e tij midis faqes së mediave sociale dhe shumë sipërmarrjeve të tjera të tij si kompania e raketave SpaceX, dhe se drejtimi i Twitter është shumë shpërqendrues.

Kujtojmë se, që nga blerja e platformës, Musk ka shkarkuar rreth gjysmën e fuqisë punëtore, afërsisht 3,700 punonjës, ndërsa qindra të tjerë më pas dhanë vetë dorëheqje. Për këto shkarkime kompania është duke u përballur me një sërë padish. Vetëm këtë javë, ajo u vu nën hetim edhe nga zyrtarët e qytetit të San Francisko-s, pas disa dyshimeve dhe ankesave si kompania kishte konvertuar zyrat në selinë e saj në dhoma gjumi.

Lajme të ngjashme