Egjipti: Kemi sinjale pozitive për zgjatjen e mundshme të armëpushimit në Gaza - NACIONALE

Egjipti: Kemi sinjale pozitive për zgjatjen e mundshme të armëpushimit në Gaza

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Egjipti tha të shtunën se kishte marrë sinjale pozitive nga të gjitha palët për zgjatjen e mundshme të armëpushimit në Gaza për një ose dy ditë.

Diaa Rashwan, drejtor i Shërbimit Shtetëror të Informimit në Egjipt, than ë një deklaratë se vendi i tij ishte duke zhvilluar bisedime të gjera me të gjitha palët për të arritur marrëveshje për zgjatjen e armëpushimit 4-ditor, që “do të thotë lirim të më shumë të ndaluarve në Gaza dhe të të burgosurve palestinezë në burgje izraelite”, raporton agjencia “Reuters”.

Edhe televizioni publik izraelit, “Kan”, citoi burime egjiptiane të kenë thënë se ka “shenja pozitive” që armëpushimi i përkohshëm mund të zgjatet.

Më herët, një zyrtar palestinez, i cili merret kryesisht me të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite, paralajmëroi për një “krizë të mundshme” të marrëveshjes për lirimin e pengjeve nga Hamasi në këmbim të lirimit të të ndaluarve palestinezë nga Izraeli.

Qadura Fares, kryetar i Komisionit Palestinez për Çështje të të Ndaluarve dhe ish të Burgosurve, i tha televizioni CNN se Izraeli nuk është duke liruar të burgosur sipas sasisë së kohës që e kanë kaluar në burg.

Administrata izraelite e burgjeve i ka pranuar emrat e 42 grave dhe të miturve që pritet të lirohen si pjesë e fazës së dytë të marrëveshjes, tha të shtunën një zyrtar izraelit.

Gjithsej 13 pengje izraelite u liruan të premten dhe u dërguan në tri spitale në Izrael për t’u ekzaminuar. Këto pengje u liruan si pjesë e marrëveshjes për pauzë 4-ditore të luftimeve dhe disa të tjera pritet të lirohen të shtunën.

Lajme të ngjashme