“E dashura ime”: Momenti kur 5-vjeçarja e lënduar palestineze merr vesh se e ka gjallë motrën e vogël - NACIONALE

“E dashura ime”: Momenti kur 5-vjeçarja e lënduar palestineze merr vesh se e ka gjallë motrën e vogël

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy motra të vogla palestineze janë bërë prapë bashkë në Rafah, në jug të Gazës, pasi u nxorën të gjalla nga rrënojat e një ndërtese të shkatërruar dhe u dërguan në spitalin “El-Najar”.

Vajza 5-vjeçare e quajtur Joury po trajtohej nga mjekët në shtratin e spitalit për shkak të gjakderdhjes në kokë, raporton televizioni BBC.

Megjithatë, kur ajo e dëgjon duke qarë motrën 18-muajshe, Julia, lëviz nga pozita e shtrirë dhe ulet në shtrat, pasi kuptoi se motrën e kishte gjallë, duke i thënë: “Motra ime, e dashura ime!”

Dy vajzat e vogla ishin duke ngrënë drekë me familjen e tyre, kur një ndërtesë pranë ndërtesës së tyre u bombardua, duke e shkatërruar shtëpinë në të cilën ndodheshin fëmijët, tha daja i vajzave.

Ato u trajtuan për shkak të lëndimeve në kokë dhe mbetën të frikësuara e të traumatizuara, shtoi daja i tyre. Më vonë, dy vajzat u larguan nga spitali me familjen e tyre.

Për ta shikuar videon e takimit të motrave, klikoni KËTU. Paralajmërim: Pamje të ndjeshme!

Lajme të ngjashme