E çuditshme: Mossad-i i Izraelit u ofron asistencë mjekësore iranianëve të lënduar
Agjencia izraelite e inteligjencës, Mossad, përmes një shkrimi në gjuhën perse të publikuar në rrjetin X, u ka ofruar asistencë mjekësore shtetasve iranianë të lënduar gjatë konfliktit të fundit.
Mossad-i i inkurajoi iranianët e prekur nga konflikti që ta kontaktonin agjencinë përmes rrjeteve sociale “WhatsApp”, “Telegram” ose “Signal”, raporton gazeta “The Times of Israel”.
“Armëpushimi është zbatuar. Tani, shkalla e dëmit është duke u bërë e qartë. Në këtë moment, regjimi është i përqendruar në shkollimin e lartë, jo në përkujdesjen ndaj qytetarëve të vet” – thuhet në shkrim.
Sipas deklaratës, Mossad-i do të ofrojë një varg shërbimesh – nga ndihma e parë themelore deri te qasja te mjekët specialist – me qëllim që të ndihmohen njerëzit e prekur nga konflikti i fundit.
Nuk është e qartë se si do të ofrohen këto shërbime, thekson gazeta izraelite.
مردم عزیز ایران،
— Mossad Farsi (@MossadSpokesman) June 26, 2025
آتش بس به اجرا گذاشته شده است. اکنون ابعاد خسارت آشکار می شود. در این لحظه، رژیم بر درصات ارشد خود متمرکز است، نه بر مراقبت از شهروندانشان.
ما در کنار شما هستیم و تیمی از پزشکان متخصص، از جمله متخصصان قلب، دیابت، بیماری های ریوی، بیماری های عفونی، انکولوژی و… pic.twitter.com/Wkg5VoB6St