Dodik: Nuk ka asnjë arsye për konflikt mes meje dhe BE-së - NACIONALE

Dodik: Nuk ka asnjë arsye për konflikt mes meje dhe BE-së

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Presidenti i Republika Srpska Milorad Dodik deklaroi se nuk ka arsye për ekzistimin e konfliktit mes tij dhe BE-së.

Deklarata e Dodik vjen pasi kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Bosnjë-Hercegovinën, Romeo Franko dhe raportuesi i përhershëm, Paul Rangel, bënë thirrje për vendosjen e sanksioneve ndaj Dodik.

“Politika ime është të afrohem me BE-në, por me kusht që Republika Srpska të jetë e dukshme në kapacitetin që ka në Kushtetutë dhe në mekanizmin koordinues dhe nuk ka asnjë problem”, tha Dodik.

Sanksionet ndaj Dodikut për shkak të festimit të Ditës së Republika Srpska

"Parlamentarët evropianë duan të vendosin sanksione ndaj meje sepse unë jam këmbëngulës në mbrojtjen e interesave të Republikës Srpska, dhe e njëjta gjë ishte edhe vitin e kaluar", komentoi Dodik.

Rangel dhe Franc deklaruan se Dodik-ut duhet ti vendosen sanksione sepse 9 janari ishte festimi i Ditës së Republikës Srpska, pavarësisht ndalimit të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë-Hercegovinës.

Ata gjithashtu deklaruan se sanksionet ishin të nevojshme sepse Dodik dekoroi presidentin rus Vladimir Putin. Eurodeputetët deklaruan gjithashtu se pjesëmarrja e "Ujqërve të Natës", motoçiklistëve pro-rusë të afërt me Putinin, në paradën në Sarajevën Lindore kaloi vijën e kuqe. /Nacionale/

Lajme të ngjashme