Disa pasagjerë lëndohen gjatë evakuimit nga treni i përfshirë nga flakët në Spanjë
Dhjetë pasagjerë u lënduan, përfshirë tre të lënduar seriozisht, kur u munduan që të largoheshin nga një tren që u përfshi nga flakët në një zjarr në natyrë në pjesën lindore të Spanjës.
Përhapja e zjarrit afër Bejisit është ndihmuar nga era e fuqishme. Disa zjarrfikës u detyruan që të iknin për të shpëtuar.
Pasagjerët ishin në trenin e nisur nga Valencia për në Zaragoza në veri, kur zjarri e bëri të detyrueshme ndaljen e tij.
Drejtuesi i trenit u kërkoi pasagjerëve që të qëndrojnë brenda, por disa bënë panik. Përderisa ai po përgatitej që ta kthente trenin në anën tjetër, disa i thyen dritaret në përpjekje për të ikur, pasi zjarri u afrua.
Disa nga pasagjerët që pësuan djegie dhe njëri u dërgua me helikopter në spital për trajtim në Valencia. Raportohet se në gjendje më të rëndë janë një grua 58-vjeçare dhe një vajzë 15-vjeçare.
Varios heridos cuando un tren ha quedado atrapado en el #IFBejís.
— NoMePisesLaManguera (@PlinioElGuapo) August 16, 2022
Los heridos están siendo atendidos en la estación de #Caudiel están siendo por efectivos de @GVAsanitat, @CruzRojaCS y @UMEgob pic.twitter.com/7XGoFKdgze
Asnjëri nga pasagjerët që qëndruan në tren nuk u lënduan. Pamjet e zjarrit u shpërndanë në rrjete sociale.
Më shumë se 2.000 persona janë evakuuar nga Bejisi dhe qytezat përreth. Zjarrfikësit kanë frikë se 6.000 hektarë tokë janë djegur nga zjarri.
Zjarre në natyrë ka pasur në disa vende evropiane gjatë verës së gjatë me valë të mëdha të vapës. Thuhet se në temperaturat e larta kanë ndikuar ndryshimet klimatike.
Vetëm gjatë vitit 2022, në Spanjë kanë ndodhur gati 400 zjarre në natyrë dhe mbi 275.000 hektarë janë djegur, sipas vlerësimit të Bashkimit Evropian./Nacionale