Dimri i butë në Evropë: Bekim për energjinë, por mallkim për bujqit e për rritjen e çmimeve
Nëse dimri është i ngrohtë hata, bujku do të mbes fukara... thotë një fjalë e urtë popullore gjermane. Temperaturat rekord të nxehta në mbarë Evropën gjatë këtij muaji po ndihmojnë në çështjen e krizës energjetike. Por, ato do të sjellin të këqija për bujqit dhe çmimet e ushqimeve.
Artikulli i mëposhtëm është përgatitur nga Politiko dhe është përkthyer nga Nacionale.
Me temperaturat që po mbërrijnë gati në 20 gradë celsius në disa pjesë të Polonisë e në më shumë se 25 gradë në Spanjë, shtatë shtete evropiane regjistruan temperatura të larta në janar për ditën e vitit të ri.
Përveç që po alarmojnë shkencëtarët e klimës, kjo i ka brengosur edhe shumë në pjesë të ndryshme të Evropës. Pa borë, fshatrat vuajnë, siç ka paralajmëruar shoqata më e madhe e bujqve, Coldiretti.
Temperaturat e ulëta kanë ulur çmimet e energjisë, që është lajm i mirë për konsumatorët që e kanë pësuar prej agresionit rus në Ukrainë...
Por, dimri i ngrohtë rrezikon të ulë redimentet e të korrurave në kohën kur bujqërve tashmë po iu duhet të vuajnë mungesën e fertilizuesve – një tjetër dëm prej luftës – dhe që ende nuk e kanë kaluar vuajtjen e thatësisë së vitit të kaluar.
Kjo vë presion ndaj çmimeve të rritura të ushqimeve, që kanë qenë rekorde në këtë kohë inflacioni.
Kur temperaturat rriten shumë, rriten më pas edhe çmimet e ushqimeve, sipas një hulumtimi të fundit të bërë nga Paul Griffin.
Pranverë false
Në shtetin gjerman të Saksoni-Anhaltit, ku bën bujqësi Carl-Phillip Bartmeri, temeraturat shkuan prej minus 20 në plus 17 brenda dy javësh të muajit dhjetor.
“Kurrë s’kam përjetuar diçka të tillë më parë,” – tha ai. “Është krejt çmenduri!”
Edhe ai, frikësohet për të korrurat që do të ketë.
Javën tjetër, sipas parashikuesve të motit, temperaturat pritet të zbresin poshtë normës sezonale.
Moti i ftohtë do të godas Gjermaninë lindore po ashtu, thotë Bartmeri. Dhe kur ta bëjë atë goditje, ai frikësohet se mund të humbas 70 për qind të elbit dimëror dhe të kulturave të grurit në mbi 3 mijë hektarët e tokës që ka.
Edhe frutat tjera si mollat, dardhat, kumbullat, kajsitë, qershitë dhe rrushi janë veçanërisht të lëndueshme nga ngricat që pritet të vijnë.
Me ngrohjen që vazhdon dhe me ardhjen e ngricave, ndërkohë që bora mungon, problemet pritet të rriten.
Moti më i nxehtë dhe më i paparashikueshëm po sjell edhe insekte tjera të dëmshme dhe më shumë cikle të të njëjtave insekte të mëparshme, tha Luca Gaddoni nga Coldiretti.
S’ka borë, s’ka ujë
Problemi më i madh, megjithatë, sipas ekspertëve është që një pjesë e madhe e tokave të punueshme evropiane varen nga shkrirja e borës për furnizim me ujë.
Bora është shumë e mirë për ujitjen e tokës sepse e mbulon tokën dhe shkrihet dalëngadalë, në mënyrë që uji të absorbohet për një periudhë më të gjatë kohore. Reshjet e rënda të shiut, në tjetrën anë, shpesh dëmtojnë bujqësinë.

