Dikush po ia sheh hairin luftës – Kompanitë e drithërave shënojnë fitime rekorde - NACIONALE

Dikush po ia sheh hairin luftës – Kompanitë e drithërave shënojnë fitime rekorde

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kompanitë në qendër të tregtisë globale të drithërave kanë gëzuar fitime rekorde në kohën e rritjes së çmimeve të ushqimit përreth botës, duke shkaktuar shqetësim për shfrytëzim të situatës për të përfituar dhe spekulimeve në tregjet globale të ushqimit, që mund të i çojnë çmimet e prodhimeve themelore ushqimore përtej mundësive të më të varfërve, dhe duke nxitur thirrje për vendosje të taksës ndaj fitimit të jashtëzakonshëm.

Katër kompanitë më të mëdha në botë për tregtimin e drithërave, të cilat kanë mbizotëruar në këtë treg me dekada, kanë shënuar fitime ose shitje rekorde ose afër rekordit. Ato po parashikojnë që kërkesa ta tejkalojë furniyimin të paktën deri në vitin 2024, gjë që ka gjasë të shkaktojë shitje dhe fitime edhe më të mëdha në dy vitet e ardhshme.

Kompania “Cargill” raportoi rritje 23 për qind në të hyra për të shënuar rekord prej 165 miliardë dollarësh për periudhën 12-mujore të mbzllur më 31 maj. Ndërkohë kompania “Archer-Midland” e shënoi fitimin më të madh në historinë e saj gjatë çerekut të dytë të këtij viti, shkruan “The Guardian”, përcjell Gazeta Nacionale.

Grupi i organizatave humanitare, Oxfam, ka bërë thirrje për taksë të veçantë ndaj fitimit të kompanive të ushqimit. “Ka frikë se spekulimi mund të jetë nxitës i rritjes së çmimit të ushqimit. Gjithçka që shkakton uri dhe vdekje nga uria, është e pamoralshme”, tha Alex Maitland, këshilltar i lartë në këtë grup organizatash.

Lajme të ngjashme