Detajet e tmerrit në stadium: Të gjithë u grumbulluan në një dalje, shumë njerëz u lanë brenda, u vra edhe një fëmijë
Pas përfundimit të ndeshjes mes Arema FC dhe Persebaya Surabaya, tifozët e skuadrës humbëse sulmuan ambientet e stadiumit Kanjuruhan në Malang dhe policia hodhi gaz lotsjellës, duke shkaktuar rrëmujë dhe vdekje.
Policia indoneziane tha të dielën se 129 njerëz u vranë dhe 180 u plagosën në një rrëmujë pasi tifozët u revoltuan në një ndeshje futbolli. Por në raportin e fundit, BBC thekson se mbi 174 janë të vdekur.

Pas përfundimit të ndeshjes mes klubeve Arema FC dhe Persebaya Surabaya, tifozët e skuadrës së mundur pushtuan fushën e stadiumit Kanjuruhan në Malang dhe policia hodhi gaz lotsjellës, i cili shkaktoi një rrëmujë dhe vdekje, tha shefi i policisë për gazetarët.
34 vdiqën në stadium, ndërsa pjesa tjetër në spital. Afinta konfirmoi se dy oficerë policie ishin në mesin e të vdekurve.
"Shumë njerëz u shtypën dhe u mbytën kur filluan të vrapojnë në njërën nga daljet", tha Afinta.
"Ata shkuan në një pikë në dalje, dhe pastaj kishte akumulim - në procesin e akumulimit kishte gulçim, mungesë oksigjeni" shtoi ai.

Videot nga kanalet lokale të lajmeve treguan njerëz që nxitonin në fushën e stadiumit në Malang.
Numri i spektatorëve e ka kaluar kapacitetin e stadiumit?
Drejtori i spitalit i tha TV lokale se një viktimë ishte pesë vjeç.
Penembakan gas air mata salah satu penyebab puluhan jiwa tewas di stadion kanjuruhan. STOP KOMPETISI ATAS DASAR KEMANUSIAAN! Cc @jokowi @Kiyai_MarufAmin pic.twitter.com/O5kgtSbgK7
— Instagram @akmalmarhali20 (@akmalmarhali) October 1, 2022
Ministri indonezian i Sigurisë, Mahfud MD tha se numri i spektatorëve tejkaloi kapacitetin e stadiumit Kanjuruhan.
Në një postim në Instagram ai ka shkruar se janë lëshuar 42 mijë bileta për stadiumin që mund të strehojë 38 mijë njerëz.

Kreu i zyrës shëndetësore të Malang, Wiyanto Wijoyo, tha më herët se zyrtarët janë ende duke përcaktuar numrin e të plagosurve.
"Viktimat vdiqën nga kaosi, mbipopullimi, shkelja dhe mbytja - tha Wiyanto, duke shtuar se të lënduarit u dërguan në spitale të ndryshme lokale.
Policia tha se 13 automjete u dëmtuan, duke përfshirë 10 makina policie.
Qeveria indoneziane: Do të diskutojmë ndalimin e tifozëve nga ndeshjet
Qeveria indoneziane kërkoi falje për fatkeqësinë dhe premtoi të hetojë rrethanat.
"Do të vlerësojmë tërësisht organizimin e ndeshjes dhe ardhjen e tifozëve. A do t'i kthehemi ndalimit të tifozëve për të ndjekur ndeshjet? Për këtë do të flasim", njoftuan ata.
Liga e parë e futbollit e Indonezisë pezulloi ndeshjet për një javë pas ndeshjes, të cilën Persebaya e fitoi 3-2 dhe nisi një hetim, tha shoqata e futbollit të vendit.

Në Indonezi, ka pasur trazira në ndeshje dhe dhunë nga tifozët më parë për shkak të rivalitetit të fortë midis klubeve. /Nacionale/