Deputeti i vet e kritikon ashpër Johnsonin: Shko me dinjitet ose rrëzohesh si Trumpi - NACIONALE

Deputeti i vet e kritikon ashpër Johnsonin: Shko me dinjitet ose rrëzohesh si Trumpi

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Partisë Konsveratore të Britanisë së Madhe, Sir Bernard Jenkin, ka treguar se të martën i ka thënë kryeministrit të këtij vendi, Boris Johnson, se ai mund të largohet me ca dinjitet ose të rrëzohet si Donald Trumpi, i varur në pushtet dhe duke pretenduar se i kishte fituar zgjedhjet, kur i kishte humbur.

Jenkin i tha televizionit “BBC” se nuk ka dyshim që ka marrë fund të Johnsonin si kryeministër, duke shtuar se i ka thënë atij që “në pyetje është se vetëm kur do të largohet tani dhe si do të largohet”.

“Janë tri mënyra për largimin e kryeministrit: njëra është rënia e qeverisë dhe kjo është duke ndodhur. Është e habitshme që ai nuk e ka marrë mesazhin prej kësaj”, tha Jenkins.

“Mënyra e dytë: votimi me shumicë i mosbesimit në Partinë Konservatore për ta larguar atë si udhëheqës dhe ai do të duhej të largohej”, shtoi ai.

“E fundit, mund të ketë mocion mosbesimi në Dhomën e Ulët dhe nuk mendoj se ai do të donte që ta sillte punën deri aty”, tha deputeti britanik.

“Përgjegjësia këtu është tek ata që janë më së afërmi përreth tij. Shpresoj se do të largohet sot, ai vërtet duhet të largohet sot. Sigurisht, ai e sheh shkrimin në mur”, shtoi ai./Nacionale

Lajme të ngjashme