Dalin pamjet kur një helikopter sulmues rus "shkatërron avionët luftarakë të Ukrainës”
Në disa pamje të shpërndara së fundmi nga ministria ruse e Mbrojtjes, shfaqet një helikopter sulmues rus, i cili thuhet se ka “shkatërruar avionët luftarakë ukrainas”.
Pamjet supozohet se tregojnë një helikopter sulmues në veprim përpara se të tregojnë një raketë të hedhur nga një zonë pyjore dhe një tjetër të hedhur gjatë natës.
Ministria ruse e Mbrojtjes pohoi të hënën, se pamjet tregojnë sulme të vazhdueshme në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore.
Kujtojmë se, pasi kanë pushtuar rajonin e Luhansk-ut. Rusia dhe forcat pro-ruse tani e kanë zhvendosur fokusin e tyre në rajonin e Donetskut.
