Dalin pamjet e para të luftimeve: Militantë të armatosur rëndë rrugëve të Izraelit
Në internet kanë filluar të publikohen pamje të përleshjeve të armatosura mes ushtarëve izraelitë dhe militantëve të grupit palestinez, Hamas, në pjesën jugore të Izraelit.
Në një video të publikuar në rrjetin X nga një përdorues, disa ushtarë izraeelitë shihen afër një udhëkryqi duke shtënë me armë të gjata në drejtim të militantëve. Personi që po e incizonte pamjen në fund largohet nga frika prej të shtënave.
Hamas terrorists seen clashing with Israeli forces in southern Israel. pic.twitter.com/uJWd07xpVO
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) October 7, 2023
Në një video tjetër, të publikuar po ashtu në rrjetin X, disa vetura shihen duke u djegur pas sulmit me raketë në qytetin Ashkelon, raporton gazeta "Nacionale".
Ashkelon rocket impact site. pic.twitter.com/HVT8zytpsG
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) October 7, 2023
Në vide të tjera shihen militantë me armë të gjata e në xhipa, të veshur në të zeza, duke lëvizur me xhipa.
Another clip showing the Palestinian terrorists in Sderot. pic.twitter.com/xI4CNxC8iH
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) October 7, 2023
Përpos videove, janë publikuar edhe fotografi në të cilat shihet tymi i zi duke u përhapur në qytet pas sulmeve.
