Çfarë janë dronët kamikazë, armët moderne të përdorura nga rusët dhe ukrainasit - NACIONALE

Çfarë janë dronët kamikazë, armët moderne të përdorura nga rusët dhe ukrainasit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari i CNN, Tom Foreman shpjegoi se si funksionojnë dronët kamikazë dhe se si ushtria ukrainase i përdor ato për të fituar një avantazh në fushën e betejës.

Ndryshe nga dronët ushtarakë masivë klasikë që mund të fluturojnë me shpejtësi të lartë dhe të udhëtojnë në distanca të mëdha për të hedhur raketa, këta dronë janë me përmasa të vogla, më të ngadaltë dhe më të shtrenjtë.

"Por këto armë kanë një efekt të rëndësishëm psikologjik në fushën e betejës", tha togeri në pension Cedric Leighton për CNN.

Për shembull, Switchblade 300 peshon rreth 1.1 kilogram dhe mund të mbahet në një çantë shpine. Është shumë i lehtë për t'u vendosur dhe nisur dhe mund të fluturojë me një shpejtësi prej 96 km/h për 15 minuta, ndërkohë që kamera e tij dhe sistemi GPS regjistrojnë pozicionet ose objektet e armikut.

Kur synon një objektiv dhe merr një urdhër, droni mund të përshpejtojë në 160 km / orë dhe të përplaset në një zonë të caktuar, duke shpërthyer.

Analistët ushtarakë thonë se të dyja palët, ushtria ruse dhe ukrainase, përdorin drone të tilla, por se ukrainasit janë shumë më të aftë me ta.

“Vlerësimi im personal është se 20% deri në 30% e ushtarëve rusë të vrarë, u vranë nga ushtria ukrainase duke përdorur drone kamikaze”, tha Leighton.

Analistët ushtarakë thonë se këto lloj dronësh janë të përsosur për njësi të vogla dhe të shpejta, të cilat gjenden shpesh në ushtrinë ukrainase. Dronët kamikaze janë të vështirë për t'u dalluar dhe mund t'i afrohen lehtësisht pozicionit të caktuar në mënyrë të padukshme. /Nacionale/

Lajme të ngjashme