Çfarë do të ndodhë në Gaza gjatë pauzës së luftimeve? - NACIONALE

Çfarë do të ndodhë në Gaza gjatë pauzës së luftimeve?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Izraeli dhe Hamasi kanë arritur marrëveshje për lirimin e 50 pengjeve nga ky grup dhe për pauzë 4-ditore në luftime si dhe lirim të dhjetëra grave e fëmijëve palestinezë që po mbahen në burgje izraelite.

Në një deklaratë të Hamasit jepen më shumë hollësi se si mund të duket pauza e luftimeve në terren, raporton televizioni BBC.

Në rend të parë, të gjitha aktivitetet e Izraelit me dronë dhe aeroplanë pritet të ndalen për katër ditë në jug të enklavës, thotë Hamasi.

Sidoqoftë, në pjesën veriore të Gazës, kjo masë do të vlejë vetëm për gjashtë orë në ditë, nga ora 10 deri në orën 16.

Trupat dhe tanket izraelite pritet të mbeten në pozicionet e tyre brenda territorit gjatë kohës së pauzës. Hamasi tha në deklaratë se izraelitët nuk do të sulmojë apo arrestojnë asnjë person.

Përmes marrëveshjes do të lejohet hyrja e 200 kamionëve me ndihma, katër kamionëve me karburante dhe katër kamionëve me gaz përmes pikëkalimit kufitar në Rafah nga Egjipti në secilën prej katër ditëve të pauzës së luftimeve.

Lajme të ngjashme