Çeçenët: Ne po bëjmë xhihad në Ukrainë, do të shkojmë deri në Berlin
Kryetari i Parlamentit Çeçen Magomed Daudov u tha gazetarëve se luftëtarët çeçenë në Ukrainë kryesisht po bëjnë një xhihad për të mbrojtur Islamin. Daudov thotë se nëse Putini nuk i ndalon ata do të vazhdojnë derisa të arrijnë në Berlin.
"Me dashtë Zotin, nuk ka dyshim se ne do të pushtojmë Donetsk, Mykolaiv, Kherson, Odesa. Derisa Vladimir Putin të na ndalojë, dhe në dashtë Zoti, ne do të arrijmë në Berlin. Ne do të fitojmë, nuk ka dyshim", u tha ai gazetarëve.
Chechen parliament speaker Magomed Daudov says that first and foremost, Chechen battalions in Ukraine are fighting a jihad to defend Islam.
— Julia Davis (@JuliaDavisNews) July 5, 2022
Daudov says that unless Putin stops them, they will keep going until they reach Berlin. pic.twitter.com/OnybnLJzbL
"Kadyrov luan një rol të madh në xhihad"
Ndërsa Kremlini pretendon se Rusia nisi pushtimin për të "denazifikuar" Ukrainën, udhëheqësi çeçen thotë se ushtarët e tyre po luftojnë për besimin e tyre dhe për të mbrojtur vlerat e tyre.
"President Vladimir Putin, sot Ramzan Kadyrov, vëllezërit tanë mbrojnë Islamin, kjo është gjëja e parë dhe më e rëndësishme. Ata mbrojnë vlerat tona. Ata mbrojnë madhështinë e 'Më të Lartit'. Ramzan Kadyrov, lideri i Çeçenisë, luan një rol të madh në këtë xhihad, ashtu si të gjithë komandantët nën udhëheqjen e tij. Kjo është para së gjithash për shkak të besimit në 'Më të Lartin', për vlerat tona shpirtërore dhe gjuhën tonë", tha Daudov. /Nacionale/