Britania reagon pas vendimit të Rusisë për ndalimin e hyrjes së Johnsonit - NACIONALE

Britania reagon pas vendimit të Rusisë për ndalimin e hyrjes së Johnsonit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas vendimit të Rusisë për t’ua ndaluar hyrjen në territorin e saj kryeministrit britanik, Boris Johnson, dhe disa zyrtarëve të tjerë të qeverisë së tij, ka ardhur reagimi i qeverisë britanike.

Një zëdhënës i qeverisë britanike tha: “Mbretëria e Bashkuar dhe partnerët tanë ndërkombëtarë qëndrojnë të bashkuar në dënimin e veprimeve të papranueshme të qeverisë ruse në Ukrainë dhe në thirrjen për Kremlinin që ta ndalë luftën. Ne mbetemi të vendosur në përkrahjen tonë për Ukrainën.”

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se këtë vendim e ka marrë “si rezultat i veprimit të pashembullt armiqësor nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar”.

Përpos kryeministrit, hyrja në Rusi u është ndaluar edhe sekretares së Jashtme, Liz Truss, sekretarit të Mbrojtjes, Ben Wallace, sekretares së Brendshme, Priti Patel, ministrit të Forcave të Armatosura, James Heappey e disa zyrtarëve të tjerë britanikë.

Javën e kaluar, Kryeminsitri Johnson bëri vizitë të befasishme në Kiev dhe i premtoi Ukrainës më shumë ndihma ushtarake e financiare.

Britania e Madhe, së bashku me Shtetet e Bashkuara, është në mesin e vendeve që e kanë përkrahur më së shumti Ukrainën, kryesisht përmes armatimit, në luftën kundër pushtimit rus.

Lajme të ngjashme