Britania: Ndryshe nga Rusia, neve nuk do të na mbarojnë armët për Ukrainën
Sekretari Britanik i Mbrojtjes Ben Wallace thotë se nuk ka rrezik që aleatëve perëndimorë t'i mbarojnë armët për të mbështetur Ukrainën.
Wallace u tha gazetarëve se "ndryshe nga Rusia, e cila tashmë është izoluar", Perëndimi mund të "ripërcaktojë ose të krijojë një zinxhir të ri furnizimi".
"Kjo është ajo që ne po bëjmë tani", shtoi Wallace.
I pyetur se si do të përgjigjet NATO ndaj një përdorimi të mundshëm të armëve bërthamore nga Rusia, Wallace tha se nuk donte të spekulonte, duke shtuar se anëtarët e aleancës së mbrojtjes takohen rregullisht për të siguruar gatishmërinë "për të gjitha rastet". /Nacionale/