Britania: Mos e nënvlerësoni Rusinë, ajo nuk do të dorëzohet kaq lehtë - NACIONALE

Britania: Mos e nënvlerësoni Rusinë, ajo nuk do të dorëzohet kaq lehtë

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Ukraina po fiton vrull në luftën e saj kundër Rusisë, por Moska është larg dorëzimit, tha sot ministri britanik i Mbrojtjes Ben Wallace kur rusët njoftuan se kishin arritur një sukses të vogël në rajonin Donetsk në Ukrainën lindore, raportojnë agjencitë.

"Ukraina ka vrull... Nuk është vrull i madh, por gjërat ende po shkojnë në favor të ukrainasve. Askush nuk po e nënvlerëson Rusinë. Rusia është larg dorëzimit", tha Wallace për Times Radio.

Kështu, pala ruse njoftoi se ka arritur një fitore të vogël në zonën e Donetskut. Ushtarët rusë pushtuan fshatin Majorsk pranë qytetit Gorlivka, tha zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, transmeton agjencia gjermane dpa.

"Është ferr i pastër atje"

Ukraina nuk ka dhënë ende informacione për të mbështetur këtë pretendim. Megjithatë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në fjalimin e tij përmes lidhjes video të shtunën në mbrëmje, vuri në dukje sulmet veçanërisht të ashpra ruse në Donetsk.

"Aty është ferri i pastër," tha ai.

Forcat ruse pësuan një disfatë të rëndë në Kherson. Pas kundërofensive të suksesshme ukrainase, ushtria ruse u tërhoq nga qendra provinciale e Khersonit dhe vende të tjera në veriperëndim të lumit Dnieper, më shumë se tetë muaj pas fillimit të luftës. Mediat ukrainase vazhduan sot të publikojnë pamjet e njerëzve që festonin hyrjen e ushtarëve ukrainas në Kherson. /Nacionale/

Lajme të ngjashme